Nuk shkohet ne BE keshtu… Asnje interesim per kishen e shkaterruar.-

 

-Leshnicë, shkatërrohet Monumenti i Kultures. Kjo ndodhi ne qershor 2017.

Çatia e kishës së Shën Thanasit në Leshnicë është shembur, një tjetër monument kulture i shkatërruar në trashëgiminë kulturore. Forumi për Mbrojtjen Trashëgimisë Kulturore  ka publikuar disa foto, që tregojnë shkatërrimin e kishës ndërtim i viti 1797.

Shembja e çatisë ka sjellë dhe dëmtime të afreskeve. “Shembet çatia e kishës së Shën Thanasit në Leshnicë, duke dëmtuar rëndë vetë kishën dhe afreskat e saj. Kisha është ndërtim i vitit 1797”, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë në Facebook. Në dhjetor të 2014 ishte Ministria e Kulturës që pohonte se po vazhdonte të inventarizojë dhe të restaurojë në të gjithë vendin, monumentet e kulturës. Një prej tyre, që u kartelizua atë kohë ishte edhe Kisha e Manastirit të Shën Thanasit në Leshnicë, e cila sot është e shkatërruar. Por kur ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro me krenari flet për projekte të restaurimit kemi dhe kishën e Shën Thanasit monument kulture që tregohet e dëmtuar. Nuk është hera e parë që shfaqen imazhe të dëmtimit të objekteve të kultit, por specialistët flasin dhe Ministria e Kulturës hesht përballë mjerimit dhe shkatërrimit në trashëgiminë kulturore.