Humbjet e Rusisë në Ukrainë “tejkaluan dy të tretat e forcës totale ushtarake” që kishte Moska në fillim të luftës.
12 Janar 2025
Humbjet e Rusisë në Ukrainë “tejkaluan dy të tretat e forcës totale ushtarake” që kishte Moska në fillim të luftës.
Kështu u shpreh Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin gjatë një konference për shtyp të organizuar në fund të takimit me Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ushtarake Ramstein në Gjermani, një ditë më parë.
“Njerëzit e lirë nuk mund të pranojnë zëvendësimin e një rendi të bazuar në rregulla dhe të drejta me një botë të dhunshme të bazuar në forcë dhe frikë”, tha ai, duke shtuar se humbjet e forcave ruse në Ukrainë janë “më të mëdha se ato që ka pësuar Moska në të gjitha konfliktet në të cilat mori pjesë pas Luftës së Dytë Botërore”.
Sekretari i Mbrojtjes i kërkoi Ukrainës të vazhdojë t’i rezistojë pushtimit rus, duke shtuar se “forcat e Moskës kanë regjistruar 700,000 viktima që nga viti 2022”.
Austin iu drejtua drejtpërdrejt me një mesazh: “kolegëve të mi të guximshëm ukrainas dhe miqve të mi që tashmë kanë sakrifikuar shumë: vazhdoni të luftoni”
.BalkanWeb