Numri i meshkujve tejkalon atë të femrave. Shqiperia i vetmi vend i Europes. –
Sipas “The telegraph” jemi i vetmi vend në Europë me këtë karakteristik
‘Telegraph’ ka publikuar së fundmi hartën globale me raportin burra/gra. Sipas të dhënave të hartës, Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku ka më shumë burra se gra. Ky raport në Shqipëri ishte 1.04. Për çdo 100 burra në Shqipëri ka 96 gra.
Nëse shikoni hartën, e gjithë Europa është ngjyrosur me të kuqe, që do të thotë se ka shumë gra sesa burra, ndërsa Maqedonia është e ngjyrosur me të gjelbër, duke qenë se në të ka po aq burra sa gra.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të përpunuara nga ‘Monitor’, grupmoshat që kontribuojnë në këtë raport në Shqipëri janë grupmoshat e reja, nga të porsalindurit deri në 39 vjeç. Në total, nga mosha 0-39 vjeç, ka 51 meshkuj më shumë sesa femra, me një raport 1.067.
Raportin më të lartë e ka grupmosha 25-34 vjeç, me 1.12. Për këtë grupmoshë, sipas të dhënave të INSTAT, për 224 mijë meshkujt ka 199.8 mijë femra.
Nga mosha 40 vjeç e lartë fillojnë e mbizotërojnë femrat. Për grupmoshat nga 40-59 vjeç, raporti është 0.95. Gratë jetojnë më shumë se burrat, ndaj për të moshuarit mbi 80 vjeç, raporti është 0.85, ku ka 38 mijë gra dhe 32 mijë burra.
Ka vetëm dy qarqe, sipas INSTAT, ku numri i femrave ia kalon meshkujve, që janë Tiranë, Shkodra dhe Gjirokastra.
Në kryeqytet, raporti është 0.98, ku në vlerë absolute ka 10 mijë femra më pak sesa meshkuj (436,917 meshkuj dhe 447,079 femra). Në Shkodër, raporti është 0.97, ku ka rreth 3200 femra më shumë, ndërsa në Gjirokastër rreth 700 gra më shumë.
Ndërsa qarqet ku mbizotërojnë meshkujt janë Fieri, ku ka rreth 5300 meshkuj më shumë (raporti 1.04), të ndjekura nga Dibra, me 5200 burra më shumë (1.09), Durrësi me 4300, Kukësi me 1900.
Sipas hartës së ndërtuar nga Telegraph, në Northen Marina Island, për çdo 10 gra ka vetëm 7 burra. Ky është vendi që ka përqindjen më të lartë të grave përkundrejt burrave në të gjithë botën. Vendi i dytë në botë është Estonia, ku për çdo 10 gra ka 8 burra.
Lista me 10 vendet ku raporti burra/gra është më i ulët
Northern Mariana Islands – 0.74
Estonia – 0.84
Ukraina – 0.85
Xhibuti – 0.86
Letonia – 0.86
Rusia – 0.86
Bjellorusia – 0.87
Armenia – 0.89
Lituania – 0.89
Antigua and Barbuda – 0.9