“Nxirrini punëtorët”. – Pronarët e bizneseve grumbullohen para komisariatit Vlorë, lirohen personat që vendosën himnin kombëtar nëpër lokale në shenjë protestë kundër orës policore
“Nxirrini punëtorët”. – Pronarët e bizneseve grumbullohen para komisariatit Vlorë, lirohen personat që vendosën himnin kombëtar nëpër lokale në shenjë protestë kundër orës policore
19 korrik 2021
Protesta e djeshme e bizneseve në Vlorë, përgjatë Lungomares u shoqërua me tensione, pasi policia shoqëroi tre persona, mes tyre edhe një grua.
Pronarët e bizneseve kanë qëndruar për orë të tëra derisa tre personat janë lënë të lirë.
“Nxirrni punëtorët dhe të ikim”, thanë pronarët e bizneseve, të cilët ishin mbledhur pranë komisariatit.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme në të gjitha lokalet në Lungomares në Vlorë në shenjë protestë kundër orës policore pas orës 22:00, në vend të muzikës u vendos Himni Kombëtar.
Protesta ndryshe e bizneseve në Vlorë, në vend të muzikës vendosin në sfond himnin kombëtar. Kërkojnë ndryshimin e orës policore on Vidnews.
Gazeta Panorama