11 Shkurt 2023

Kreu i PD, Sali Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e 11 shkurtit të japë dorëheqjen dhe të largohet.

“Rama korruptoi shefin e FBI, partnerit tonë strategjik, dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për hyrjen e saj në NATO, sot bën lajm se kryeministri i saj barazohet me një oligark rus, mik të Putinit, ku të dy sëbashku korruptojnë funksionarin më të lartë të FBI, për pushtetin e tij të korruptuar. O besëprerë kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ti, jep dorëheqjen pas këtij akti të pabesë ndaj aletit të madh të kombit shqiptar, SHBA. Edi Rama nuk është më legjitim, nuk është politikisht i njëjti njeri ai nuk mund të jetë kurrë kryeministër”, tha Berisha.