O Edi Rama: Te gjallet po i perze nga Atdheu, te vdekurit neper Dysheme. Cfare eshte qe “se kemi pare akoma…” Cfare duhet te presim me shume nga Ti, o ….
O Edi Rama: Te gjallet po i perze nga Atdheu, te vdekurit neper Dysheme. Cfare eshte qe “se kemi pare akoma…” Cfare duhet te presim me shume nga Ti, o ….
Trupa të vdekur shpërndarë në dysheme, pamje të rënda në rrjetet sociale. Janë nga morgu i Tiranës? Reagon drejtori: Po shkoj t’i verifikoj, por vetëm 2 tavolina dhe 5 frigoriferë kemi
Një autor i njohur memesh në rrjete sociale, i quajtur Genci Sejko ka publikuar sot në profilin e tij në FB foto shumë të rënda në të cilat shihen kufoma të shtrira në tokë.
Postuesi thotë se fotot janë nga morgu i Tiranës.
Fotot janë përhapur me shpejtësi dhe reagimet kanë qenë të ndryshme. Në fakt, pamjet janë tronditëse.
Nuk ka ende reagim zyrtar për autenticitetin e fotove.
Drejtori i morgut i kontaktuar nga media thotë se nuk është në dijeni të kësaj gjendje, por do të shkojë ta verifikojë sa më parë.
“Unë nuk e kam parë akoma por do vete ta sqaroj se më mori edhe dikush tjetër. Nuk e di çfarë të them. Do t’i shikoj ato të gjitha dhe të krijoj një bindje se ne vetëm 2 tavolina kemi aty, edhe 5 frigoriferë që mund të jenë, të tjerat janë të zëna. Atje po vete të shikoj gjendjen”, tha Bledi Xhemali.
I pyetur nëse ka ndodhur edhe në raste të tjera ky problem, Xhemali është shprehur se në rastet kur ka shumë viktima zihen frigoriferët dhe për pasojë nuk kanë ku të lihen, pasi në morg ka vetëm 2 tavolina dhe 5 dhoma frigoriferi të lira.
“Nëse ka shumë të vdekur, pra zihen frigoriferët, atëherë lihen me respekt në çdo vend që mund t’i lësh. Unë nuk i kam parë fare dhe po shkoj ta verifikoj vetë gjendjen”, shtoi ai.
Fotot mund të shihen duke klikuar KËTU (kujdes, pamje të rënda)
n.s. / dita
V.o. Titulli eshte i Admin, te Shqiperia.com