“O me demokracinë o me djalin e Kristaqit”- Meta paralajmërim të fortë: Presidenti do të jetë në krye të…

6 tetor 2020

Presidenti Ilir Meta thotë se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një referendum si asnjëherë më parë në vendin tonë. Sipas tij, shqiptarët janë ngritur kur iu ka ardhur hasmi tek dera.

Meta thotë gjithashtu, se Rama po i provokon deri në fund shqiptarët, ndërsa shton se vendi qeveriset nga disa oligarkë vendosin edhe kush duhet arrestuar.

“Do ketë një referendum që kurrë nuk ka ndodhur. Do krenohemi para gjithë botës. Ne jemi një popull i urtë dhe nuk jemi një popull siç thotë ai vakabondi një popull që nuk i ngrihet.

“Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë më e madhja në histori. Me not do të vijnë nga Italia. Do të vijnë në këmbë nga Greqia. Nëse nuk respektohet 5 qershori po këmbëngulet më këtë që u bë dje do të jetë referendum, jo zgjedhje. 

Kur na vjen hasmi tek dera na këndojnë pushkët nëpër kulla. Do jetë presidenti në krye të popullit. O me demokracinë o me djalin e Kristaqit. Babai i tij ka qenë artist shumë i mirë, por me dorën e tij ndoshta edhe pa dashur ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur në Rumani ishte vrarë Çaushesku.

Babai i tij nuk ka qenë partizan se në kohën e luftës ka qenë fëmijë 10 vjeç. Ti provokon shqiptarët, rendin demokratik në këtë vend. Do t’i provokosh deri në fund, merri pasojat.

O ka 5 qershor, o ka referendum dhe fillon epoka e referendumeve në Shqipëri. Nuk ka më kryetar, liderë, diplomatë e këtej e andej. Kushtetuta preket vetëm nga populli me referendum nuk preken me kulisa.

Se u bë kaq kohë që e qeverisin vendin disa oligarkë. Ata bëjnë politikën, ata bëjnë drejtësinë, ata vendosin të arrestojnë rivalin e tyre. E kam thënë që në 2008-n. Deputetët ulin kokën dhe ngrenë kartonët”- tha në “Tempora” Presidenti Meta.

Gazeta Panorama