O shokë të Rilindjes : – Mendoni që një “megazinë e Jovan Bardhit” vlen më shumë se dinjiteti i njeriut
Nga Gezim Zilja.
22 Shkurt 2023
O shokë të Rilindjes Artan Lame, Shkreli e të tjerë! Mendoni që një “megazinë e Jovan Bardhit” vlen më shumë se dinjiteti i njeriut, se e vërteta, se liria e mendimit, se vetë Shqipëria?
I paharruari arkitekt Maks Velua derisa shkojë në botën e përtejme, megjithëse e burgosën, nuk bëri kompromis me asnjë qeveri, në kurriz të shkatërrimit të Tiranës.
Dukuria Lame është nga më të spikaturat në tranzicionin shqiptar sesi një intelektual në opozitë është patriot, atdhetar, historian, koleksionist, gazetar, denoncues i “pamëshirshëm” i korrupsionit dhe trim me fletë, kur fiton partia e tij shndërrohet në frikacak mjeran, që mbush institucionin me hajdutë e llum njerëzor, duke shkelur çdo ligj e duke vjedhur paratë e një populli të varfër.
Me dhjetëra janë nëpunësit e ASHK-ve këto vite që janë dënuar me burg, janë në procese gjyqësore ose janë hequr nga puna por Lamja si ato qiparizat e varrezave ngrihet madhështor në këtë katrahurë, ku numri hajdutëve në zyrat e AKSH-it rritet e rritet si shushenjat në ujin e ndenjur të kënetave. Sikur të kishim vetëm një lame apo një shkrel… Sot janë një hordhi e tërë…