Objekti qe alarmoi shkencetaret, ja e verteta e tij
Objekti qe alarmoi shkencetaret, ja e verteta e tij
Antonio Nievas zotëron një fermë jo shumë të madhe në Argjentinë, megjithatë ajo që ka zbuluar në kanalimiet e ujërave e ka lënë pa fjalë. Një vezë gjigante, e zezë dhe me strukturë shkëmbore. AI besonte se ksihte gjetur një vezë dinozauri por jo.
Një ekip shkencëtarësh nxituan për në vendngjarje pasi fermeri ngriti alarmin dhe e papritura e tyre ishte edhe më e madhe. Kjo nuk ishte një vezë dinozauri, por një mbetje fosile e një gliptondonti. Gliptodonte ishte një kafshë prehistorike që dukej si një Armadillo gjigant.
Ajo është konsideruar si një specie që është zhdukur gjatë epokës së Akullnajave, rreth 10,000 vjet më parë, por si është e mundur që një mbetje e saj t’i ketë rezistuar kohës.
Me sa duket ajo që ka gjetur Antonia dhe siç thanë ekspertët më pas ishte një mbetje që i përkiste një të mituri të kafshësh në fjalë.
Gjetja e Antonios edhe pse nuk doli ajo që priste, rezultoi një zbulim shumë i rëndësishëm për shkencën dhe paleontologët janë shumë të ngazëllyer për studimin që do i bëjnë kësaj mbetjeje prehistorike.