OBSH: – Bota duhet të bëhet gati për diçka që mund të jetë edhe më e ashpër në të ardhmen

– 29.12.20

Një vit pasi koronavirusi shpërtheu, në të ardhmen bota mund të përballet me një pandemi edhe më të madhe, ndërsa me shpërthimin ekzistues bota nuk ishte plotësisht e përgatitur për t’u përballur me të, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Drejtori ekzekutiv i OBSH-s, Mike Ryan në një konferencë për mediat për emergjencat shëndetësore, theksoi se ”bota tani është në një vend më të mirë për sa i përket fushës së shkencës diagnostike, vaksinës dhe fushave të tjera”. Por, Ryan paralajmëroi se ”bota duhet të bëhet gati për diçka që mund të jetë edhe më e ashpër në të ardhmen”.

Ai tha se pandemia COVID-19 ka qenë e rëndë, duke u përhapur me shpejtësi në mbarë botën.

“Kjo (pandemi) nuk është domosdoshmërish më e madhja. Ky virus është shumë i transmetushëm dhe vret njerëz dhe privon kaq shumë njerëz nga të dashurit e tyre. Por shkalla e vdekshmërisë aktuale është mjaft e ulët në krahasim me sëmundjet e tjera që shfaqen. Kjo është një thirrje për tu zgjuar”, tha Ryan.

Gazeta Shqiptare