OBSH këmbëngul: – COVID-19 erdhi nga lakuriqët e natës
OBSH këmbëngul: – COVID-19 erdhi nga lakuriqët e natës
21.04.20
Lakuriqët e natës janë identifikuar si burimi i mundshëm i koronavirusit në Ëuhan. Virusi vdekjeprurës i cili u përhap në çdo shtet, mori mijëra jetë njerëzish ndërkohë që mijëra të tjerë janë të infektuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e paralajmëroi Kinën se mund të përballet me pasoja, nëse ishte “me vetëdije përgjegjëse” për përhapjen e Covid-19.
Për ta qartësuar situatën, të martën ka reaguar Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës, sipas të gjitha provave ekzistuese, koronavirusi e ka origjinën nga lakuriqet e natës dhe se nuk është krijuar në asnjë laborator.
Zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib u shpreh që nga Gjeneva: Të gjitha provat e disponueshme sygjerojnë se virusi ka origjinë shtazore dhe se nuk është i manipuluar apo ndërtuar në një laborator apo diku tjetër. Me shumë mundësi, virusi e ka origjinën nga kafshët.
Ajo shtoi se ende nuk është e qartë sesi virusi kaloi nga specia bartëse tek njerëzit, por ka shumë siguri që transmetimi është bërë nga një bartës ndërmjetës.
Gazeta Shqiptare