OBSH nuk jep asnjë shpresë: – Pandemia do të jetë e gjatë!
OBSH nuk jep asnjë shpresë: – Pandemia do të jetë e gjatë!
2 GUSHT 2020,
Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një konferencë pas një mbledhje për të vlerësuar gjendjen e pandemisë të premten, nuk ka dhënë asnjë shpresë përmirësimi të situatës nga pandemia e koronavirusit.
Sipas OBSH pandemia do të jetë e gjatë dhe se niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë
Grupi paralajmëroi edhe rrezikun e “dobësimit”, duke marrë parasysh presionet socio-ekonomike në vendet e ndryshme të botës.
“Komiteti parashikoi një shtrirje të gjatë të kësaj pandemie, duke theksuar edhe rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global”, tha OBSH në deklaratë./
I.M-Dritare.net