OBSH paralajmëron: – Bota të përgatitet për një PANDEMI
10 Shkurt 2023
Në javët e fundit ka pasur disa raporte të gjitarëve, duke përfshirë dhelpra dhe luanë deti, të infektuar me gripin e shpendëve H5N1. Për momentin, OBSH e vlerëson rrezikun për njerëzit si të ulët, por thotë se bota duhet të përgatitet në cdo rast për një pandemi të mundshme të këtij gripi.
Drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus këshilloi që njerëzit të mos prekin kafshë të egra të ngordhura ose të sëmura, por t’i raportojnë te autoritetet lokale.
OBSH, informoi kreu i agjencisë së shëndetësisë së OKB-së, “po punon me autoritetet kombëtare dhe partnerët për të monitoruar nga afër situatën dhe për të studiuar rastet e infeksionit H5N1 tek njerëzit kur ato ndodhin.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve 208 zogj kanë ngordhur, por ajo që alarmoi autoritetet është ngordhja e 200 gjitarëve në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas epidemiologëve, gripi i shpendëve po bëhet gjithnjë e më ngjitës, dhe mbi të gjitha është transmetuar te gjitarët.
“Ne e dimë që Covid nuk është pandemia e fundit dhe duhet të jemi vigjilentë”, thonë ata.