OBSH paralajmëron: – Ka prova, personat e infektuar me COVID, mund të riinefktohen nga variantet e reja

12 SHKURT 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se ka prova se njerëzit e infektuar me Covid-19 mund të ri-infektohen me variantet e reja të koronavirusit.

Në një konferencë për shtyp, shkencëtarja kryesore e OBSH, Sumia Swaminathan, tha: “Tani po marrim raporte të njerëzve që janë ri-infektuar me një variant të ri të virusit. Ka pasur disa raporte të hershme nga Afrika e Jugut që sugjerojnë që njerëzit që janë infektuar më parë mund të infektohen përsëri”.

Në fillim të kësaj jave, një studim në Afrikën e Jugut tregoi se vaksina e Universitetit AstraZeneca dhe Oxford nuk mund të mbrojë nga varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në atë vend, i quajtur B1351 ose 501YV2.

Swaminathan theksoi, megjithatë, se vaksina siguron “mbrojtje të qartë kundër një forme të rëndë të sëmundjes, që çon në shtrim në spital dhe vdekje”, duke shtuar se “tani ka raporte që nëse jeni vaksinuar dhe infektuar, ngarkesa virale është shumë më e ulët”.

Gazeta Shqip