OBSH publikon fakte të reja për koronavirusin

7 prill 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar disa fakte të cilat duhen ditur nga qytetarët në lidhje me koronavirusin.covid

“FAKT: Ju mund të shëroheni nga COVID-19. Nëse prekesh nga koronavirusi i ri nuk do të thotë se do ta kesh sëmundjen për gjithë jetën.

FAKT: Ekspozimi ndaj diellit apo ndaj temperaturave më të larta se 25°C nuk e parandalon COVID-19”, bën të ditur OBSH, raporton ATA.

Gjithashtu, OBSH thekson një tjetër fakt ”pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme”.

o.j/dita