Okazion në Cosenza, Itali banesa 1 euro kundër shpopullimit (FOTO)-  Ne Shqiperi Rinine e perze nga Atdheu Politika. –

Në Tarsia, në Cosenza (Itali), qendër e njohur, pasi fashizmi ndërtoi një fushë internimi që përfaqëson një dëshmi historike të rëndësishme, po tentohet t’i jepet një të ardhme vendit. Kryebashkiaku Roberto Amoruso, ka lëshuar një ide sugjestive kundër shpopullimit: për të blerë shumë shtëpi të braktisura në trashëgiminë komunale dhe për t’i shitur ato tek çiftet e reja me çmim simbolik prej një euro. Një nismë që në realitet nuk është e re dhe që tashmë kanë ndërmarrë qytetarë të tjerë të hershëm, në Sicili dhe Kalabri.

“Ne i kemi verifikuar, – thotë kryetari i bashkisë, Ameruso, – ndërtesat e braktisura. Për momentin kemi numëruar rreth njëzet dhe shumica e tyre janë në pronësi të njerëzve të cilët nuk kanë më interes për t’i mbajtur ato. Ne kemi hartuar një rregullore për t’i blerë këto shtëpi si trashëgiminë komunale. Hapi tjetër do të jetë miratimi i një tenderi të adresuar për çiftet e reja. Po ashtu po konsiderojmë mundësinë e shmangies së kostove noteriale për blerësit, me një transferim të lirë të pronave”.

Ameruso është optimist për rezultatin e operacionit. “Ne kemi gjetur tashmë, – thotë ai, – se ka çifte të interesuara në propozimin tonë dhe pronarë të gatshëm që të shesin pronat e tyre falas”. Ajo e vendeve që shpopullohen, veçanërisht në brendësi, është një fenomen, megjithatë, gjithnjë e më i përgjithësuar në Kalabri.

Dhe mbi të gjitha është një fenomen i lashtë. Më shumë se 30 vjet më parë, bëri bujë rasti i Badolatos, qendra e Catanzaro-s, e cilësuar si “tokë për shitje”, pasi kryetari i bashkisë kishte idenë për të blerë shtëpitë e braktisura dhe për t’i nxjerrë ato në shitje me çmime të volitshme.

Një operacion që pati një sukses të madh dhe sot Badolato është një fshat i rilindur për jetë të re, me shumë shtëpi të blera dhe rinovuara edhe nga të huajt dhe anëtarët të botës së artit dhe spektaklit. Tani vjen ideja e kryebashkiakut të Tarsia-s, që të rigjallërojë vendin dhe të tërheqë çiftet e reja duke u dhënë atyre praktikisht një shtëpi dhe duke vendosur atyre si kusht vetëm investimin për kostot e ristrukturimit.

Një aspekt ekonomik i çështjes, edhe pse dytësor, është se pothuajse të gjitha shtëpitë e përfshira në operacion janë në kushte shumë të vështira strukturore. Qëllimi i iniciativës së Amerusos, është gjithashtu të ringjallë strukturën ekonomike të Tarsia-s, e cila është bërë gjithnjë e më e varfër.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka, – thotë kryetari i bashkisë, – për të rigjallëruar vendin tonë. Ne mendojmë jo vetëm për rimëkëmbjen e ndërtesës, por edhe aktivizimin e fillimit të bizneseve të reja dhe rritjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore për turizmin e qëndrueshëm”. Argumente që do të zhvillohen gjatë një konference që bashkia ka organizuar për në 8 nëntor.

gazeta-Shqip.com