OKB, 141 vota “pro” Rezolutës për tërheqjen e Moskës nga Ukraina! – Abstenon India dhe Kina
24 Shkurt 2023
Me 141 vota pro, 7 kundër dhe 32 abstenime u miratua sot nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së Rezoluta për vendosjen sa më parë të paqes në Ukrainë.
Teksti “ripohon përkushtimin për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht” dhe bën thirrje për “ndërprerjen e armiqësive dhe tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të forcave ushtarake ruse”. Italia është gjithashtu midis 75 bashkë-sponsorizuesve. Kina ishin dy ndër vendet që abstenuan.
Kina, e cila ditët e fundit ka demonstruar solidaritetin e saj me Rusinë, abstenoi nga votimi, hera e katërt që e bën këtë në votat në lidhje me Ukrainën. India dhe Afrika e Jugut ishin gjithashtu midis 32 vendeve që abstenuan.
Rusia, së bashku me gjashtë vende të tjera, votuan kundër rezolutës. Mes të tjerëve ishin Mali dhe Eritrea, të cilët më parë kishin abstenuar në votimet e tjera për Ukrainën.
Gazeta Dita