OKB ngre alarmin: – Mund të shkaktohen shumë vdekje në Gaza nga Uria
26 Shkurt 2024
Uria ende mund të shmanget në Gaza nëse Izraeli lejon agjencitë humanitare të transportojnë më shumë ndihma në enklavën palestineze, tha kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrëa) Philippe Lazzarini.
Sipas OKB-së , 2.2 milionë njerëz janë të kërcënuar nga uria në Rripin e Gazës të rrethuar nga Izraeli. Dhe këto mungesa të mëdha mund të shkaktojnë një “shpërthim” të vdekjeve të fëmijëve në pjesën veriore të enklavës.
“Është një fatkeqësi e shkaktuar nga njeriu. Bota është zotuar të mos lejojë më zi buke”, shkroi Lazzarini në X.
“Uria ende mund të shmanget përmes vullnetit të vërtetë politik për të siguruar akses dhe mbrojtje ndaj një sasie të konsiderueshme ndihme,” shtoi ai.
Palestinezët në Gaza i kanë thënë AFP ditëve të fundit se janë të detyruar të hanë gjethe, foragjere ose të vrasin derrat për t’u ushqyer. Para luftës rreth 500 kamionë me furnizime hynin në Rripin e Gazës çdo ditë. Por që nga 7 tetori, ky numër ka rënë me shpejtësi në 200, pavarësisht nevojave të mëdha të krijuara nga shkatërrimi i ekonomisë dhe prodhimit bujqësor, sipas shifrave të OKB-së.
Situata është veçanërisht shqetësuese në pjesën verior ku mbizotëron “kaosi dhe dhuna”. Programit Botëror i Ushqimit të martën pezulloi shpërndarjen e ndihmave për shkak të luftimeve dhe sulmeve të turmave ndaj kamionëve.
Postimi i plotë i Philippe Lazzarini:
Heren e fundit UNRWA ishte në gjendje të dërgonte ndihma ushqimore në Gazën veriore më 23 janar. Që atëherë, së bashku me të tjerët ,OKB-në, agjencitë, ne kemi: Paralajmëruar kundër urisë së afërt, apeluar për akses të rregullt humanitar. Thuhet se uria mund të shmanget nëse më shumë karvane ushqimore lejohen rregullisht në veri të Gazës.
Thirrjet tona për të dërguar ndihma ushqimore janë refuzuar dhe kanë rënë në vesh të shurdhër. Kjo është një fatkeqësi e bërë nga njeriu. Bota u angazhua që të mos lejojë që uria të mos ndodhë më. Uria ende mund të shmanget, nëpërmjet vullnetit të vërtetë politik për t’i dhënë akses dhe mbrojtje ndihmës kuptimplote. Ditët në vijim do të testojnë edhe një herë humanizmin dhe vlerat tona të përbashkëta.
Gazeta Sot