Oligarku politik i një qeverie makute
Oligarku politik i një qeverie makute
10 dhjetor 2019
Bedri Islami
Në rrugëtimin e tij pushtetor si kryeministër, dy herë Edi Rama ka qenë në zgrip dhe të dy herët është nxjerrë jo nga ndryshimi i kursit apo një qeverisjeje ndryshe, por nga të tjerët.
Herën e parë nga kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha, i cili, papritmas, pa e ditur as vetë përse, bëri gabimin e tij fatal, duke braktiur parlamentin dhe duke marrë zvarë pas vetes edhe aleatët e tij, dhe, herën e dytë, për fat të keq , nga tërmeti, i cili, jo rastësisht, e vendsi atë në qendër të vemendjes dhe dhe i hapi një fushë të re politike, në të cilën ai ka filluar e do të luajë deri në fund “shahun” e tij politik, dhe këtë do e bëjë si askush tjetër.
Të dyja herët kanë të përbashkëtat dhe veçantitë e tyre.
Herën e parë, kur dyert e politikës ndërkombëtare po mbylleshin njëra pas tjetrës dhe ai nuk ishte më as i përkdheluri i perëndimit dhe as lideri ndryshe ballkanik, Basha, lideri i opozitës, bëri të pabesueshmen, iku nga parlamenti, ku mirë apo keq, me zë të lartë apo me marrëveshje pas kuintave, ishte i pranishëm dhe mund të bënte opozitën e tij, të hapur, të drejtëpërdrejtë, ballafaquese dhe në kohën e duhur. Si duket, salla e parlamentit është për burra dhe Basha ende nuk është pjekur për të qenë burrë i politikës. Medialët që mbante pas vetes dhe që e përqeshnin sapo kthente krahët, edhe ata gjysëm burra, duke i mbajtur ison të një kënge që vetë e përbuznin, nuk bënë asgjë tjetër, veçse, duke ulur kuotat e shefit, rritën tensionin politik,çka dërgoi ujë në mullirët e shumtë të Ramës.
Sidoqoftë, është një ringritje e përkohëshme, e ardhur nga faji i një drejtuesi që ende nuk e beson se është i tillë, dhe ku “kunetërit” kanë më shumë peshë se sa dhëndurrët.
Një njeri i opozitës, sido të jetë ai, e quan më të vlefshme përballjen e Flamur Nokës në parlament, se sa braktisjen e tij, pasi, duke qenë pas dyerve nuk mund të jesh pjesë.
Në vend të deputetëve që po iknin dhe ikjen ua shpejtoi shteti i shumicës, duke i larguar me listë, në sallën e parlamentit u ulën “rezervat”, paslista e qershorit 2017, ajo që u bë në orët e vona dhe copra – copra, çka solli dëshminë se cilët “lojtarë” ka pasur rezervë lista Basha, që thuhej se ishte lista kunatore.
Deputetët e rinj janë “dashuria” më e madhe e Ramës, me të cilët mund të qeshë, të tallet, të hedhë sarkazmën e tij, t’i injorojë, t’u tregojë derën, duke qenë përherë njeriu që të bën gjëmën, në se të gjen anën. Basha ia dha atij gjithçka kishte dhe tani, nëse do të sillet edhe më tej në shkretërirën e politikës, nuk bën asgjë tjetër, veçse do të kalojë nga njëra fushë e politikës, në tjetrën.
Por, jo nuk do të thotë se Rama mësoi diçka nga shansi i dhënë prej kundërshtarit të tij, të cilin herë eledhaton e herë e sulmon furishëm.
Largimi i opozitës nga parlamenti i hapi rrugën koncesioneve të tjera, njëri më makabër se tjetri, e bëri shefin e qeverisë edhe më harbut, më të paprekshëm, loajal e veten dhe e paranëe shtetit, por të egërsuar, deri me ndihmësit e tij; largimi i opozitës i hapi atij rrugën për të qenë sundues i gjithçkaje dhe, nëse oligarkët rreth tij dhe mbi të, fitojnë, shteti humbet. Ai, si kurrë më parë, me një ngjashmëri të dhimbshme autokrate se pararendësin e tij, u bë dhe vazhdon të mbetet pushteti i vendosur mbi shtetin, oligarku politik që rendit oligarkët financiarë, ndërtuesi i një qeverie makute, ku ata që përfliten për ndershmëri u duken qesharakë dhe ku makutëria po kthehet në ves të zakonshëm.
Njerëzit, edhe kur i dinë të githa këto, sepse shurdhohen nnga molotovët e Bashës dhe nga kërcënimet e tij, të cilat, të përsëritura kaq herë dhe sidomos para orës 11 të mbrëmjes, bëhen qesharake, të padobishme, foshnjore.
Mungesa e opozitës rriti harbutllëkun, që edhe ashtu ishte i mjaftueshëm për të qenë i rëndë. Në kohën kur do të fillonte zgripi i dytë i një shefi qeverie, pra, kur koncesionet mund të viheshin para ndëshkimit, një ngjarje tjetër i ndryshoi ngjarjeve rrjedhën e tyre.
Tërmeti ishte i padëshiruar për Ramën, qoftë si fenomen, qoftë si fatkeqësi natyrore, aq më tepër kur shoqërohet me kaq shumë viktima, si asnjëherë tjetër në një shekull e më tej.
Tani Rama është thyer në “yllin” e ekranit. Askush nuk mund të jetë në të njëjtin krah me të, e as mos ta mendojë të jetë një hap para.
Pushteti po rrit influencën e tij përmes figurës së shefit të qeverisë, ndërsa vetë qeveria, pasi u duk në dy tri ditët e para, humbi, u bë vetëm pjesë e mbledhjeve televizive, si shou mediatik; ministrat, emrat e gjysmës të të cilëve i dinë shumë pak vetë, janë kthyer në figurantë dhe rreziku i një korrupsioni galopant rri ende mbi kokën e shtetit, kontrollet dhe konkluzionet e institucioneve të specializuara hidhen në kosh, ende pa i lexuar – dhe nëse i kanë lexuar e nuk kanë marrë masa, janë dyfish fajtorë; qeveria ende nuk e di saktë kush është dëmtuar dhe ku; ndërsa kuotat e e shefit të qeverisë rriten jo nga zgjidhjet, por nga dhimbja njerëzore dhe pritja. Duke i përqendruar të gjitha në dorën e tij, shefi i qeverisë hedh sinjalin se, nga unë dhe vetëm nga unë, do të kenë diellin e shiun, ujët dhe dritën, duke deklaruar mburrshëm se “ky vend ka fat që ai është kryeministri i vendit dhe më të mirë nuk ka”.
Është koha që qeveria dhe vetë shefi i saj të heqë dorë nga ecejaket pa pushim, nga zgjidhjet e çastit të cila ndërrohen në një çast tjetër.
Askush nuk e di se si do të administrohen ndihmat; do të jenë aty njerëz të ndershëm apo batakçinj të sprovuar se mund të vjedhin edhe me sy mbyllur; askush nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë qeveria, do të thotë shefi i qeverisë, pasi ajo që dëgjohet të hënën, të martën ka ndryshuar; pak vetë e kanë të qartë se cili do të jetë fati i tyre i nesërm, megjithëse duken se është herët… por kjo mjerisht, do i hapë rrugë braktisjes së vendit.
Gjërat duhen bërë sa më parë dhe shpresa të kthehet urgjentisht. Njerëzit e dëmtuar kanë filluar të medojnë ikjen nga Shqipëria, braktisjen e vendit, sepse askush nuk u jep shpresë, pasi shteti, duke enduar dukjen, po harron bukën. Në një anketë të organizuar ditët e fundit, në përgjigjen e pyetjes se ku kanë më shumë besim për të dërguar ndihmat, njerëzit e zakonshëm shfaqen me më shumë besim tek fondacione, megjithëse ndonjëri prej tyre është bërë si “Sude bamirësia”, strofull private, se sa tek qeveria dhe shefi i saj.
Në Durrës ku ishte qendra e tërmetit dhe pasojat më të rënda, gjurmët e korrupsionit anë filluar tëzhduken. Dako, ish shefi i bashkisë, delegoi në zyrën e tij, krahun e tij të djathtë, i akuzuar dikur për korrupsion dhe me të njëjtën përgjegjësi përkatrahurën e ndërtimeve. Shefat e rinj bashkiakë nuk ndjehen, thuajse nuk janë ata pushteti lokal; ministri i punëve të brendshme, me një vetëmburrje të habitshme, bëhet ekspert i ndërtimeve dhe mendon se specialisti përballë tij është njëri ndër policët që komandon; shefi i qeverisë bëhet prokuror, gjykatës dhe gardian, duke kërcënuar gjithkënd me burg. Ministra dhe ish ministra mund të jenë shumë shpejt pjesë e dosjeve SPAK, kryebashkiakë dhe ish kryebashkiakë mund të jenë aty…
Koha e shfaqjeve të domosdoshme në ditët e para, ka përfunduar, edhe për shefin e qeverisë edhe për drejtuesin e opozitës.
Nëse shefi i qeverisë mendon ende se dëmet riparohen përmes shfaqjeve televizive, resursi i sotëm politik do kthehet nesër në një humbje të ndjeshme