“Olsi Rama duhet të jetë në burg për dosjen e Xibrakës”. Bardhi plas deklaratën e fortë: – Të enjten tjetër do të…
8 Dhjetor 2023
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se të enjten tjetër do të publikojë dokumenta të dosjes se si sipas tij, u vodhën të dhënat në sistemin TIMS për të favorizuar vëllain e kryeministrit Edi Rama.
Në një lidhje direkte për një emisionin televiziv. Bardhi thotë se sipas tij, vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, “duhet të jetë në burg për dosjen e Xibrakës”.
Gazment Bardhi: Kërkesa e parë ka të bëjë me një skandal të ndërhyrjes në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS. Informacioni mbi të cilën është bazuar kërkesa, bazohet mbi një dokument zyrtar që është raporti i AMP-së. Pra, nuk bëhet fjalë për një thashethem, por një ndërhyrje të paligjshme në TIMS dhe ne duam të verifikojmë se kush ka përgjegjësi për ndërhyrjen e paligjshme dhe deir në çfarë mase është ndërhyrë në sistemin TIMS për të propozuar dhe masa ligjore që në të ardhmen, një ndërhyje e tillë mbi të dhënat e qytetarëve, të meren masa ligjore. A e di pse bllokohet kjo?
Sepse nëse në të dhënat e sistemit TIMS nuk do të ishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të fshehur, ka një çështje që mbahet pezull në SPAK, ku vëllai i kryeministri shqiptar, Olsi Rama, për shkak të përkimit të të dhënave të TIMS do të duhet të jetë në burg për dosjen e “Xibrakës”. Problemi i vetëm i Edi Ramës në këtë rast është që të dhënat do të bëhen publike.
Blendi Fevziu: Po ti bëji publike, pse prisni?
Gazment Bardhi: Patjetër që do i bëj publike që kanë ndihmuar të kalojnë kufirin.
Blendi Fevziu: Hajdeni këtu dhe bëjini publike.
Gazment Bardhi: Patjetër, më ftoni të enjten tjetër dhe vij unë dhe i bëj publike. Të enjten tjetër, unë publikoj në “Opinion” dosjen e plotë se si Olsi Rama u konsiderua person i paidentifikuar nga prokuroria dhe në momentin kur prokurorët donin të hynin në sistemin TIMS për të marrë të dhëna për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, u vodhën të dhënat në sistemin TIMS.
Gazeta Sot