Olta Xhaçka paraqiti kunatën si investitore strategjike
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi në mbledhjen e Mbledhje e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin se ministrja Olta Xhaçka ka shkelur me vetëdije Kushtetutën në lidhje me ligjin për investimet strategjike dhe ka kryer veprime fiktive për ta fshehur atë. Shehaj deklaroi se ministrja Xhaçka ka paraqitur kunatën e saj si investitore strategjike dhe kjo provohet nga adresa e përbashkët e vëllait të saj dhe zonjës në fjalë, nga postimet në rrjetet sociale, si dhe nga intervistat e bashkëshortit të ministres.
“Më lejoni të sqaroj dy momente që na dallojnë nga deputetët e tjerë. Një nga elementët e kërkesës sonë që na dallon nga kolegërt është përdorimi i zonjës Saton nga deputetja Olta Xhaçka për të feshur shkeljen e nenit 70 të Kushtetutës. Deputetja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj paraqitën zonjë Saton si investitore strategjike, por ne kemi sjellë prova se ajo nuk është një investitore e huaj, por thjesht kunata e deputetes Xhaçka
Zonja Saton nuk është investitore, pasi ajo nuk ka asnjë përvojë në biznesë dhe as mjetet financiare për të kryer një investim të tillë. Zonja Saton është shpallur investitore strategjike sepse ajo është pjesë e familjes Xhaçka që provohet nga adresa e vetëdeklaruar e vëllait të Olta Xhaçkës dhe zonjës Saton, postimet në rrjete sociale si dhe intervista në media e bashkëshortit të ministres. Kemi vërtetuar që zonja Xhaçka jo vetëm që ka shkelur Kushtetutën dhe me veprime fiktive është munduar ta fshehë këtë fakt me kunatën e saj”, tha Shehaj.
Nga Zjar tv.