![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/11/640-0-61a587be0b4a0.jpg?fit=640%2C360&ssl=1)
Omicron, variani i Covid zbulohet edhe në Spanjë e Suedi
Omicron, variani i Covid zbulohet edhe në Spanjë e Suedi
30 NËNTOR 2021
Spanja dhe Suedia njoftuan sot se kanë zbuluar rastet e para të infektimit me një lloj të ri të virusit korona, omicron, raporton Reuters.
Në Spanjë, omicron u zbulua në një pasagjer të ardhur nga Afrika Jugore, raporton gazeta “El Pais”. Varianti u sekuencua në një spital të Madridit dhe pacienti ishte në gjendje të mirë, por Ministria e Shëndetësisë nuk dha më shumë komente.
Agjencia shtetërore shëndetësore e Suedisë ka njoftuar se edhe në këtë vend skandinav është zbuluar një rast me infeksion omicron.
Mostra është e një jave më parë nga një person i infektuar i cili gjithashtu ka ardhur nga Afrika Jugore, tha agjencia shtetërore.
Gazeta Shqip