onufri-arte

ONUFRI DHE MISTERET E TIJ. –

Nga Mustafa Arapi. –

Onufri dhe “misteret” e tij Ne shekullin e XVI Berati ishte nje nga qytetet e rendesishme i shqiptareve. Krahas zhvillimeve ekonomike ne kete qytet u krijuan vepra ikonografike si afresk e ikona te nje niveli te larte artistik. Kjo dukuri nuk eshte e rastesishme por ajo vjen prej shekujve te kaluar nga thellesite e koherave e pikerisht nga antikiteti e mesjeta e hershme. Fillimet e para te ketij arti jane miniaturat e perkryera te kodikeve qe nga shekulli i VI duke vazhduar me pas me ato te shekullit te IX-XI e me pas tek pikturat murale te kishave te shekullit te XIV qe i perkasin periudhes te sundimtareve Paleolog.

Kur flitet per shekullin e XVI nenkuptojme Onufrin i cili shfaqet ne trevat shqiptare si nje meteor i rralle e duke bere me pas figura e shquar e ikonografise bizantine , duke shenuar nje kulminacion te vlerave artistike e fetare ne te gjithe historine e ketij vendi.

Per here te pare emri i Onufrit permendet nga studiuesja Vitori Puzanova (me origjine ruse e cila punonte e studionte ne Shqiperi). Ne artikullin e saj “Piktori shqiptar i shek te XVI, Onufri nga Neokastra (Elbasan)”, te shkruar ne 1953. Mbishkrimi u zbulua nga ekspedita e Muzeumit Arkelogjik –Etnografik ne tetor te vitit 1951.

Me pas Theofan Popa , shkruan artikullin “Te dhena e reja rreth piktorit Onufri”, botuar ne revisten e “studime historike” me 1966, dhe dy artikuj te tjere “Onufri, ikonograf i shquar shqiptar” dhe “Onufri, piktor i madh shqiptar i shekullit te XVI” . Me pas studiesja Dhorka Dhamo ne artikullin te botuar me 1976 “Elementet etnografike ne pikturen mesjetare te Onufrit e Nikolles” dhe ne ate “Onufri figure e shquar e artit mesjetar shqiptar “ ne vitin 1980, si dhe shume autor te huaj G. Valentini, A. Orlando, M. Haxhidhaqi, G. Gunari, J.Galopias, N. Mucopulos, B. Babic, E. Sendler, H.Buschhausen, C.Grozdanov, E.drakupoulou, M.Arapi, H.Nallbani, M.Zeqo, Sh.Nimani etj.

Mendohet qe Onufri mund te kete lindur ne dhjetevjecarin fundit te shekullit te XVI, pasi datimi i pare i gjetur dhe i lene prej tij eshte ai ne afresket e kishes “Shperfytyrimi” ne manastirin e Zérzés ne Prilep , sot Maqedoni , i cili ndodhet ne murin jugor midis skenes “Kostandini dhe Elena dhe strategeve Tironi dhe Stratillati”. Kur realizoi kete pikture Onufri mund te kete qene rreth te dyzetave, ne nje moshe te favorshme per nje formim profesional artistik. Fatkeqesisht leximi i ketij mbishkrimi , pothuajse eshte i palexueshem. Po ne Prilep, prane kishes “Shperfytyrimi” , pikturoi per ikonostasin e kishes “ Shen Nikolla”, baldakinin ( pano e madhe me skenen “Deisis” (lutja ) dhe me 12 shenjtoret). Poshte mbrapa kembeve te Shen Merise eshte vene mbishkrimi qe mban vitin 1535.

Onufri

Ne fundin e gjysmes se pare te shekullit XVI ( 154…) ne hyrje te kalase se Beratit, kryesisht ne faqen lindore te kishes Shen Todhri , FIG.1( e ndertuar ne rrenjojat e nje kishe me te vjeter), Onufri ka lene prej dores se tij nje pjese te programit te ikonografise sic eshte Shen Meria Platitera, skena ungjillizimi , dy eterit e kishes etj.

Me 1547 Onufri pikturon muret e kishes se “40 shenjtoret”, ne Kostur e financur nga familja Muzakaj. Mbishkrimi ndodhet pothuajse ne te njejtin vend si ne Shelcan te Elbasanit, ne murin verior brenda altarit , ku shkruhet: “ kur te ngresh duart drejt perendise o prift i perendise , kujto piktorin Onufri, priftin e pare te Neokastres (Elbasan) FIG.2, ndersa mbishkrimi i dyte , i cili ndodhet ne faqen veriore, me dimension te medh me shume se nje meter. Pikerisht ne rrjeshtin e shtate , Onufri shkruan: “….vij nga qyteti i lavdishem BE…TION…. FIG. 3. Po ne Kostur prane kesaj kishe , ndodhet kisha e “Shen Anargjireve” FIG.4, ku Onufri ka piktuar disa afreske prane nje pikture kualitative te nje piktori tjeter. Pikerisht ketu gjendet mbishkrimi ne dimensione te vogla i lene prej tij, ku thuhet : “kur ti ngresh duart nga perendia o mjeshter e te paditur ,Onufrin prift e protopap i Neokastres”.

Onufri

Me 1547, realizoi afreskat e kishes e “Shen Nikolles”, ne fshatin Shelcan te rrethit te Elbasanit. Kisha eshte e tipit te thjeshte dhe me cati dyujse dhe me tavan druri nga brenda. Piktura e Onufrit gjenden ne gjysmen e faqes veriore dhe jugore, ne ate lindore duke perfshire ate te ajodhimes, si dhe ne faqen ballore dhe te mbrapme te ikonostasit prej guri. Mbishkrimi i lene prej dores se tij ndodhet ne faqen ne faqen veriore brenda ne ajodhime mbi nje kamare katrore te vogel FIG.5  Teksti i mbishkrimit : “ kur te ngresh duart e tu te perendia o mjeshter e te paditur piktor Onufrin”. Po ne vitin 1951, u zbuluan dhe dy mbishkrime te tjera te Onufrit ne afreskat e kishes “ Shen Premte” ne fshatin Valsh po te Elbasanit, njera nga cilat ka po ate tekst qe pame me siper por me kete shtojce:

“….me permend dhe mua mekatarin Onufer, prift, piktor dhe protopap te Neokastres” (Elbasanit) FIG.6 . Kjo eshte e shkruar nen figuren e Krishtit , ne faqen lindore prane apsides, ndersa tjetra ne faqen perendimore .

Ne kete hark kohor , qe nga viti 1535 (date e lene ne afresket e kishes ne Prilep) e deri ne 1554 ( e lene ne kishen e Valshit) eshte nje periudhe veprimtarie e shkurter por me prodhimtare te bollshme e me shume vlera . Gjate kesaj periudhe , prej dores se tij , sot trashegojme nje seri te madhe ikonash te cilat ai i realizoi per ikonostaset e kishave. Pra Onufri ishte mjeshter i piktures se teknikes se afreskut , por edhe mjeshter i madh i piktures se kavaletit, ate te ikonave FIG.7. Ai ishte nje artist, i cili perballonte me sukses siperfaqet e medha te mureve , por njekohesisht dhe nje miniaturist i perkryer. Eshte per tu theksuar se Onufri nuk ka lene mbishkrime me emrin e tij dhe datime mbi asnje ikone, pervec se ne piktura murale. Kohet e fundit disa studiues kane hedhur hipoteza ( gjithmone duke u nisur nga ky fakt) se piktori i ikonave nuk eshte ai i afreskave .

Onufri

Ne studimin tim per kete ikonograf dhe per piktore te tjere te kesaj ateljeje te Beratit, gjate punes restauruese , ekzaminuese e analitike mbeshtes mendimin e Theofan Popes , i cili mbron tezen se piktori qe ka realizuar afreskat e kishave te mesiperme eshte dhe ai ikonave. Dike u nisur nga mbishkrimet , perjashtuar ate te Prilepit ku ne sot nuk mund te lexojme mbishkrimin , per arsye se duhet pune restauruese dhe per te marre informacion mbi statusin dhe emrin e tij , pervec vitit 1535 qe e ka lene ne baldakinin e kishes se Shen Kollit, Prilep.

Ne shume vepra ikonografike qe kane arritur deri ne ditet tona, pjesen me te madhe ai e ka realizuar per kishat e Beratit, sidomos per ato qe ndodheshin ne kala. Ikonat qe pikturoi nuk mbajne asnje mbishkrim per vitin kur e pikturoi por as dhe per emrin e tij, ndersa ne pikturen murale po. Ky fenomen pothuajse ndodh ne te gjithe piktoret ikonografike deri ne ate kohe. Do te jete Onufer Qiprioti i pari ikonograf qe do te nenshkruaje veprat e tija ikonografike. Kjo koincidon me disa ikonografe te shkolles se Kretes se gjysmes se shekullit XVI, si per shembull, Mihal Damaskinos, Emanuel Tzanes etj, qe nenshkruajne veprat e tyre. Ndryshe ndodh me piktoret e rilindjes italiane ku krahas nenshkrimit te emrave pikturonin dhe portrete e tyre te nderthurura me figurat e tjera ne tablo, si per shembull, Botticelli, te vepra “Adhurimi i mageve”, auotoportreti i Rafaelit tek piktura “Shkolla e Athines” etj. Duke u nisur nga prodhimtaria e madhe e ikonave te cilat kerkojne nje pune me te perqendruar , njekohesisht kohe, si dhe prania e te birit te tij Nikolla, i cili pikturoi afreskat e kishes “Shen Meri Vllaherna Berat per te ka qene qyteti ku ai jetonte dhe kryente aktivitetin si ikonograf, ndersa ne rrethinat e Elbasanit kane qene qendra ku ai kryente misionin si prift e protopape.

Shpesh here kam bere pyetjen ndonjehere dhe me koleget e mi, si ka mundesi qe ne keto treva te gjendet nje ikonograf i madh i cili mund te krahasohet me korifejte e ikonografise bizantine ne historine e saj. Veprat e tij barazohen me nivelin e veprave te Cimabues, Rublév etj. Atehere lind pyetja, ku u formua dhe ne cilin vend u shkollua Onufri?

Pervec veprave ikonografike ne nuk kemi asnje dokument i cili mund te na jape sado pak ndonje te dhene per kete problem. Panorama e qyteterimit italian e shekullit XV eshte e jashtezakonshme duke njohur keshtu lulezimin e shume shkollave lokale qe sjellin perhere zgjidhje novatore.

Qyteti i Venedikut aty rreth vitit 1450 kthehet ne nje laborator te vertete idesh te reja shprehese. Ne shekullin XV -XVI shume piktore nga mesdheu si ishujt Qipro, Kreta, Qefalonia, nga Greqia dhe Shqiperia kane shkruar dhe studiuar ne keto qytete te zhvilluara te artit. Kete e deshmon shkolla “Shen Meria, Shen Gallo shqiptare ose Scuola degli albanesi, si dhe kolegji i piktoreve qe vinin nga ishujt e Greqise, te cilet benin pjese ne numrin e shkollave qe kane ekzistuar ne mjedisin venecian gjate shekujve XVI, sic jane per shembull piktori Alivizi Fokas qe punoi prane Onufer Qipriotit ne realizimin e afreskave te kishes “Shen Meri” ne Vraho Goranxi- Gjirokaster (1622), i cili largohet nga Qefalonia dhe vendoset ne Shqiperi. Po keshtu Onufer Qiprioti ne 1571 largohet nga Qipro dhe vendoset ne Venedik e me pas vjen e punon ne Shqiperi. Domenico Theodokopulos (El Greco) largohet nga Kreta dhe vendoset ne Venedik e me pas ne Toledo ( Spanje). Duke analizuar veprat ikonografike te Onufrit verejme se ato rrezatohen nga arti dhe stili venecian i nderthurur me traditen e vjeter te Kostandinopojes, te Paleologeve dhe te gershetuar me artin e Kretes.

Kjo gje na le te kuptojme se eshte pikerisht Venecia ku Onufri u formua si piktor ikonograf. Mundet qe ne vitet e para te shekullit XVI domethene rreth viteve 1500 ai do te kete shkuar ne Venecia dhe me pas eshte vendosur ne Shqiperi.

Shume studiues te huaj dhe te vendit kane diskutuar mbi origjinen dhe vendin ku u formua ky piktor. Disa e bejne me origjine nga Neokastra (Elbasani), disa te tjere nga qyteti i Beratit.

Objekt diskutimi i gjere mbi kete problem dhe qe ka ngjallur debate per kete problem , eshte mbishkrimi i lene prej tij ne kishen e shenjtoreve ne Kostur. Sic thame me siper, ajo gjendet ne faqen e murit verior e pikerisht nen skenen e “Kryqezimit”, ne rreshtin e medalioneve. Mbishkrimi rrethohet me nje bordure tetekendeshe dhe eshte i shkruar ne shtate rrjeshta. I gjithi ka dimensione 48.5 cm x 168 cm. Nuk paraqitet ne gjendje te mire fiziko- kimike, ku ne disa vende disa shkronja lexohen me veshtiresi vende vende nuk dallohen fare.

Ne gjashte rreshtat e pare shkruhen lutje, dedikime, ndersa ne ate te fundit pra ne te shtatin, shkruhet “ne korrik 23 nen pushtetin e fronit te pare te Kosturit zoti Methodhio,(piktori) Onufer..,nga qyteti i lavdishem i BE…TION,lutuni dhe mos mallkoni ne emer te zotit”. Pikerisht ne fjalen e shkruar BE…TION , FIG.8,perben nyjen e problemit . Studiuesi grek Kristidhi e ka lexuar ҐREBENION, (qe per mendimin tim nuk ka lidhje fare ). G. Valentini, Th.Popa e Dh. Dhamo, e lexojne VERATION, pra, BERATION; Orlando e lexon VENETION, duke kundershtuar ne studimin e tij Kristidhin dhe Pelikanidhin, ndersa studiuesi J. Gunari e Haxhidhaqi, e nxjerrin shqiptar. Duke pare dhe analizuar me kujdes ne studimin (monografine ) per “Onufer Qiprioti”, ikonograf i shekullit XVI si dhe ne monografine per Onufrin e Nikollen, kam bere studim dhe analize te hollesishem mbi kaligrafine e shkrimit te ketyre ikonografeve duke dalluar mjeshtrine, elegancen, ritmin, armonine, muzikalitetin dhe psikologjine e germave, dhe kjo sidomos me ate te Onufrit. Per mendimin tim duke qene dhe njekohesisht dhe piktor, mbeshtes studiuesin Orlando i cili e lexon VENETION, pra dy germat qe jane zhdukur (kane rene), jane mbetje te germes N qe qendron siper mbi po mbi mbetjet e germes E. Nuk ka se si te pretendohet qe germa e munguar siper te mund te lexohet R, domethene ne greqishten e vjeter P, pasi ajo do te kerkonte hapesire me te ngushte nga ajo e germes N. Lidhur me fjalet qyteti i lavdishem qe ka lene ONUFRI, mund te themi se ne kete rast nuk behet fjale per Beratin. Ky qytet ishte nje nga qytetet e zhvilluar te asaj kohe por, kur flitet per qytet i lavdishem padyshim qe eshte Venecia. Po pse nga Venecia? Mendoj se Onufri e shkruan keshtu per te deklaruar ardhjen apo kthimin ne Shqiperi pas nje kohe qendrimi apo shkollimi ne Venedik.

Afresket e kishes se 40 shenjtoreve ne Kostur eshte nje prej monumenteve qe ruan me shume e me mire afreskat e Onufrit. Jane gjithsej 54 skena duke perfshire ketu skena, medalione, e shenjtore. Por, njekohesisht, eshte e nje niveli te larte artistik te cilen ai e ka realizuar ne 1535. Ky fakt na ben te mendojme se Onufri nuk ka se si ai te mos kete lene vepra te tjera para ketij viti. Ketu ai prezantohet si nje artist teper i formuar, per nivel te larte artistik, por, edhe si teolog i zoti ne zberthimin e programit ikonografik. Ne kete rast kundershtoj studiuesin grek Gunari, i cili shkruan: “Per sa i perket cilesise pikturore murale te kishes se 40 shenjtoreve ne Kostur, dhe te “Shen e Premtes” ne Valsh, konkludojme se ne ate kohe rreth viteve 1550 Onufri ka qene piktor ne prove”.

E pershendes autorin per studimin e tij mbi kishen e Dyzet shenjtoreve dhe te Anargjireve, por, ne kete rast, me le te kuptoj se ai eshte nje shkencetar i zoti por nuk njef vlerat e vepres se artit.

Mundet qe Onufri duhet te kete realizuar vepra te tjera para vitit 1535, te cilat nuk kane mundur ti rezistojne kohes ose ndodhen ne Venedik apo gjetke. Sic thame me siper Onufri eshte perqendruar me shume ne qytetin e Beratit ku mundet te kete jetuar e punuar ne nje pjese te konsiderueshme te jetes se tij. Biri i tij Nikolla, mundet te kete qene njeriu me i afert i tij. Veprat ikonografike e perforcojne kete gje. Duke qene prane te jatit, ai u be nje piktor i cili arriti te behet edhe ai nje ikonograf i shquar. Afreskat e realizuar per kishen “Shen Meri- Vllaherna” ne kalane e Beratit, tregojne per nje mjeshter ne fushen e piktures murale , njekohesisht dhe ne ate te ikonave. Se bashku me Nikollen, dhe me vone Onufer Qiprioti e Johani etj, u bene elita e artit te asaj kohe. Arti i Onufrit u reflektua ne shume ikonografe te tjere pasardhes. Shume studiues te huaj e te vendit e konsiderojne kete gje shkolle te Onufrit ose shkolla e Beratit. Kjo vlen per ta diskutuar ne nje moment tjeter.

E KUQJA E ONUFRIT

Kjo inisiative per te shkruar kete artikull, u be shkas shkrimi “E kuqja e Onufrit” dhe arkiometria zbulon enigmen, eshte sulfuri i zhives”. Shkruar nga kimisti Frederik Stamati, ne “Gazeten Shqiptare” e dates 13 dhjetor 2009. E kuptoj rendesine qe ka luajtur shkenca e arkeometrise ne zbulimin dhe percaktimin e moshes dhe te perbersave ne objektet e arkeologjise e monumentet e artit. Eshte e vertete dhe e domosdoshme qe restaurimi dhe studimi i tyre kerkon angazhimin e arkesaj shkence , por dhe njekohesisht nje bashkepuim midis shkencave te tjera por pa harruar, dhe studiues te artit e aq me teper kur keto te fundit jane, historiane, estet, apo piktor. Ne paragrafin 11 autori shkruan: “madheshtia e artit te ketij piktori te shekullit te XVI ne pikturat e kishave tona , ne afresk apo ikona , do te afirmohej duke percaktuar te vecanten e artit te tij dhe te mjeshterise se tij. Eshte perdorur termi “e kuqja e Onufrit” per te dalluar te kuqen e tij te ndezur e te shndritshme , e famshme me nje tonalitet brilant. Ai ishte sekreti teknologjik , sekreti i bukurise impresionuese. Sa do te cuditeni po te mesoni se e gjitha kjo ishte nje truk. Analizat treguan se e kuqja e Onufrit eshte sulfuri i zhives , i perdorur nga te gjithe piktoret evropiane te asaj kohe”.

Perdorimi i termit “e kuqja e Onufrit” u perdor per here te pare nga studiuesi famshem Andrea Grabar, i cili u gjend perballe veprave te Onufrit ne nje pavion te artit shqiptar , te ekspozuar ne Paris me 1976 .

Duke i soditur per nje kohe te gjate keto vepra i impresionuar ai u shpreh: “ e kuqja e Onufrit e paimitushme”, dhe me pas kjo shprehje mori dhene. Kjo thenie nuk u perdor nga asnje studiues apo historian, por u perdor dhe vazhdon te perdoret gjeresisht ne vendin tone nga njerez jo kompetent.

Autori i shkrimit gabon kur thote se sekreti i te kuqes se Onufrit eshte sulfuri i zhives dhe duke pasuar ne nje gabim tjeter se sulfuri i zhives eshte perdorur nga te gjithe piktoret europiane. Po te pranojme kete te fundit mund te themi se atehere te gjithe piktoreve europiane te asaj kohe e kuqja ne tabllote e tyre eshte me te njejtat vlera si ato te Onufrit. Kualiteti i ngjyrave eshte pigmenti i ngjyres d.m.th lenda ngjyrore , e tille sic percaktohet dhe analizohet nga fizika dhe kimia. Pigmenti ruan permbajtjen e vet, ku perceptimi i ngjyres trasmetohet nga syri te truri. Por syri dhe truri nuk perftojne perceptime te qarta vec se nepermjet krahasimeve dhe vendosjes prane njera –tjetres. Si ta kuptojme kete: nese nje katror gri i qarte i vendosur ne nje sfond te bardhe, duket me i erret se sa i njejti katror mbi nje sfond te zi, i cili duket me i qarte; nese vendosim nje njolle gri mbi je fushe jeshile , ajo per syrin tone do te duket violet; nje katror i kuq mbi nje sfond te bardhe , e kuqja duket shume e erret dhe ndricimi i saj shprehet me veshtiresi , ne te kundert e kuqja mbi nje sfond te shkelqen dhe rrezaton ngrohtesisht . Shembujt tregojne se ne vepren e artit sidomos ne ate te ikonave apo afreskeve nuk kemi te bejme me problemin fizik, por me problemin estetik. Raporti i me shume se dy ngjyrave eshte nje iluzion optik.

Eshte e gabuar kur autori i shkrimit thote se “ asgje e vecante , pak e bardhe plumbi , ne nje peshtjellim disi te bardhe piktoreske qe ndez te kuqen. Ja pra se cfare eshte e kuqja e Onufrit”. Eshte e gabuar nje gje e tille. Ne se e kuqja perzihet me te bardhe , ajo do te shuhet , do te humbasi shkelqimin e saj, do te shurdhohet e do te kthehet ne roze.

Por Onufri dhe shume piktore te tjere , shkelqimin e te kuqes e kane realizuar duke e vendosur te kuqen mbi mbi nje shtrese te lyer me te bardhe ose mbi shtresen e arit.

Nuk eshte e sakte kur thuhet se “analizat me moderne te metodave te fizikes berthamore qe u kryen mbi materialet e perdorura per krijimin e piktures “hutuan” autoret e studimeve te meparshme dhe arrihet ne konkluzion se jo e gjithe piktura ishte e Onufrit”.

Ky konkluzion eshte konstatuar nga restauratoret dhe studiuesit e Institutit te Momenteve te Kultures kur punonin ne restaurimin e kishes dhe piktures murale qe ne vitin 1976. Dhe fazat e pikturave jane percaktuaruar nga ekzaminimi me sy te lire , nga ekzaminimi arkeologjik, historik, laboratorik etj. Lidhur me artikullin e Z. Stamati, mendoj se nese do te kishte nje bashkepunim per shkrimin , do ti kishim servirur te dhena te sakta dhe nuk do ti kishim “ hutuar” lexuesit tane.