‘Open Ballkan’, Kokëdhima reagon ashpër: – Kryeëndrra legjitime e shqiptarëve, bashkë në një shtet dhe në BE
‘Open Ballkan’, Kokëdhima reagon ashpër: – Kryeëndrra legjitime e shqiptarëve, bashkë në një shtet dhe në BE
- 07.2021
- – Nga Arben Rrozhani
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shpreh kundër marrëveshjes së sotme të nënshkruar në Shkup mes Shqipërisë-Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, sepse, sipas tij, ajo, me shumë gjasa dhe për shumë kohë, do të afektojë zhvillime të rrezikshme kundër interesave kombëtare ekonomike dhe politike të shqiptarëve. Kokëdhima u shpreh se shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë duan realizimin e kryeëndrrës së tyre legjitime që të jenë bashkë në një shtet dhe në BE.
Reagimi
Si do që t’ia vendosësh emrin, marrëveshja e nënshkruar sot në Shkup mes Shqipërisë-Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, me shumë gjasa dhe për shumë kohë do të afektojë zhvillime të rrezikshme kundër interesave kombëtare ekonomike dhe politike të shqiptarëve.
Shqipëria dhe Kosova duhet të rrëzojnë të gjitha barrierat që i ndajnë mes tyre, për të patur një ekonomi, kulturë, hapësirë dhe të ardhme, siç kanë të njëjtin gjak e të njëjtën gjuhë. Shqiptarët nuk u kanë asnjë detyrim shteteve të tjera sllave që kanë kafshuar trojet historike dhe duan të jenë sërish padronë të të ardhmes së tyre.
Kufijtë e hapur në tri shtete, duke lënë jashtë tri të tjera, janë ëndrra të politikanëve që u ka mbetur ora te ish-Jugosllavia. Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë duan realizimin e kryeëndrrës së tyre legjitime: Bashkë në një shtet dhe në BE.
Shekulli.Com