‘Opera, jo e shtetit’, artistët: – Skandal! Me teatrin s’bëhen lojëra, do përfundojmë në rrugë me pankarta
‘Opera, jo e shtetit’, artistët: – Skandal! Me teatrin s’bëhen lojëra, do përfundojmë në rrugë me pankarta
“ReportTV”, kreu i sindikatës së artistëve të Pavarur Reshat Ibrahimi dhe baritoni i njohur Ylber Gjini.
Valeria Dedaj
24 Shtator 2020
Pas propozimit të ministres së Kulturës Elva Margariti që Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i sapo rikonstruktuar të shkëputet nga varësia totale shteti që të rritet konkurrenca e lirë kanë reaguar sot për “ReportTV”, kreu i sindikatës së artistëve të Pavarur Reshat Ibrahimi dhe baritoni i njohur Ylber Gjini
Pas propozimit të ministres së Kulturës, Elva Margariti, që Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i sapo rikonstruktuar të shkëputet nga varësia totale nga shteti, që të rritet konkurrenca ka reaguar sot baritoni i njohur Ylber Gjini, i cili e paralelizon këtë situatë me atë të naftëtarëve në Uzinën e Ballëshit.
“Ministrja duhet të na sqarojë se çfarë donte të thoshte me pavrësinë totale nga varësia nga shteti? Çfarë do të thotë kjo, që shteti të paguajë më pak? Apo do të kalojë Uzinën e Ballshit? Ne s’kemi qenë gjithmonë totalisht të varur nga shteti, nga 90 për qind, drejtoresha e ka çuar në 78 për qind. E ka lehtësuar shtetin. Vendet e tjera e kanë më të ultë, këtë duhet të bëjë teatri. Këtë e bën drejtoresha me menaxhimin e saj. Teatri me kë do konkurrojë, me Rrushbullin? Me kë do të konkurrojë, a e di ministrja që një teatër është? Për shembull, kur Uzina e Ballshit ishte në varësi të shtetit punëtorët merrnin rrogat edhe shteti s’dilte me minus, kur u privatizua as punëtorët s’fituan, nuk fitoi as kompania. Jo më këtu që bëhet kulturë, art. Është më i vështiri në të gjithë botën. Edhe shqiptarët e mbajnë me heroizëm, se ky lloj arti me këto kushte nuk mbahet. Por e mbajmë ne, me tre kosa një mijë lekë, kur i thonë. Derisa kemi shembuj, që tjetër është thënë, edhe tjetër është bërë. Kemi të drejtë që të dyshojmë”, shprehet Gjini.
Gjini shprehet se aktualisht opera nuk është në varësi 100 për qind nga shteti, edhe se opera nuk ka se me kë të konkurrojë në vendin tonë
“Unë kam një jetë këtu, për pak vite largohem. Por karriera dhe vlerat që kam, s’më lejon mua që të shikojë punën time. Duhet që të marrë pjesë në të gjitha problemet e këtij vendi. Reagimin, si qytetar, si artist karriere këtu, më lejon që them: Ministrja të sqarojë këtë? Unë mendoj se opera nga privati nuk funksionon, do të falimentojë. Artistët do të marrin nga një pankartë dhe do të dalin si ata të Ballshit. PPP atje të çon. Këtu bëhet art. Me kushtet edhe pagesat që janë këtu, janë shumë të ulëta, nëse këta duan që të bëjnë krahasime. Le t’i krahasojmë të gjitha, ne jemi vlera të këtij vendi, edhe vlerat duhet të dëgjohen. Në s’patëm mundësi që të themi asgjë gjatë takimit, sepse ministrja foli në fund edhe e mbylli. Unë kam komunikuar me drejtoreshën Zana CCela, edhe tha: Që është keqkuptuar fjalia, ishallah është kështu. Uroj të jetë keqkuptim, se me operën s’bëhen lojëra të tilla. Deri tani ne treguam se katër vite pa qenë në teatër, por edhe pa salla bëmë shumë aktivitete dhe jemi munduar që ta mbajmë gjallë këtë art. Tani që do të futemi në opera, s’më shkon mendja tek dështimi. Do të dështojë ministrja me idenë që ka. Pasi TKOB s’ka me kë konkurron. Konkurrenca e lirë ka qenë këtu. Teatri është hapur. Kush e ka ndierë veten i aftë ka ardhur dhe ka bërë shfaqje. Askush nuk është penguar. Ministrja duhet të sqarojë, se cila është ëndrra e saj, për varësinë totale”, thotë Gjini.
Për “ReportTV”, ka reaguar edhe kreu i Sindikatës së Artistëve të Pavarur Reshat Ibrahimi, që thotë se artistët pas kësaj bombe tymuese janë frikësuar, sepse ata përfundojnë në rrugë
“Kjo deklaratë ka stresuar artistët e operës, është e papranueshme nga artistët edhe sindikata, pasi ka të bëjë me varësinë shtetërore të kësaj godine TKOB ndaj MK. Me ligjin e parlamentit, 10/ 352 11 tetor 2010, në nenin 5 thuhet se: Institucionet publike të varësisë kombëtare, siç është edhe TKOB, edhe të tjera janë në varësi të qeverisë edhe MK.
Patjetër që deklarata e MK ka hedh një bombë tymuese, që do të thotë të prishet varësia. Të kthehemi në vitet 2000, kur u bë një luftë e ashpër që opera dhe baleti të kthehet në kompani teatrore, që do të thotë: Artistët të dalin në rrugë. Mënyra se si po trajtohet problemi, kjo shashkë nga ministrja i ka frikësuar artistët, sepse i lë pa bukën e gojës. Aq më pak se kemi të bëjmë me një situatë kritike në kohë pandeminë në tërë vendin. Kjo shton stresin e tyre. Ministres të dalë të sqarojë artistët dhe të marrë mendimin e sindikatës. I kërkoj të mendohet mirë. Kam lënë detyrë që grupet permanente të operës të firmosin kundër këtij propozimi të ministres”, shprehet Reshat Ibrahimi, i cili thekson se çdo shtet ka opera ndërkombëtare, rajonale edhe private, prandaj ky propozim është skandaloz dhe i papranueshëm.
Në kushte të tilla pritet që për të ardhmen e këtij institucioni të restauruar nga taksapaguesit shqiptarë me më shumë se 1.2 miliardë lekë, që ka qenë në varësi të shtetit për rreth 65 vjet, me buxhet-vjetor rreth 295 milionë lekë, edhe ku ushtrojnë artin e tyre 250 persona (artistë edhe administrata), fjalën e tij në një të ardhme jo të largët, pse jo ta thotë dhe privati.
Gazeta Shqiptarja.com