Opera komike e Mozart “Ikja prej Haremit”. –
Opera komike e Mozart “Ikja prej Haremit”. –
Opera komike e Mozart “Ikja prej Haremit” e ka mbajtur përherë ndezur kuriozitetin e perëndimorëve mbi haremet në ish-Perandorinë Turke.
Daily Mail sjell nji pershkrim te detajuar të jetës në atë që quhej haremi i sulltanit.
Gazeta shkruan se kur Sulltani ecte nëpër harem mjafton t’i hidhte një vështrim ose buzëqeshje njërës prej vajzave dhe ajo merrte menjëherë epitetin ‘guzdeh’ — ‘e pame’.
Pas kësaj ajo fitonte banesën e vet me shërbyese dhe i nënshtrohej një trajtimi për shëndetin dhe lëkurën.
Vishej mirë dhe zbukurohej me stoli. Pas kësaj dërgohej në dhomën e gjumit të Sulltanit dhe mësohej prej eunukëve (meshkuj të tredhur që i shërbenin sulltanit) se si duhej të sillej aty.
Skllavja e seksit duhej të hynte nga ana e poshtme e shtratit. Ajo duhej ta kapte çarçafin e mëndafshtë me buzë, të hynte nën të dhe të lëvizte ngadalë lart derisa të prekte trupin e sulltanit.
Prej atij moment sulltani mund ta vazhdonte lojën e kënaqësisë.
Sekretet e haremeve i kanë magjepsur vizitorët perëndimorë të Konstantinopolit, sot Stambolli.
Tregimet per pallatet me korridore sekrete, ku jetojne 370 femra – 12 gra te te Sulltanit, konkubinat dhe virgjinat e tij – bashke me 127 eunukët, i kanë lënë perëndimorët pa mend.
Stambolli i asaj kohe inspiroi një modë që u quajt ‘Turquerie’ — imitim i kultures dhe artit turk.
Pikërisht prej këtij ndikimi në Vjene, në 1781 Wolgang Amadeus Mozart shkroi “Die Entführung aus dem Serail — Ikja prej Haremit.
Kjo opera komike flet per perpjekjet e një noblezi te ri spanjol, Belmonte, që mundohet të shpëtojë të fejuarën e tij prej Pasha Selimit, që e ka grabitur dhe futur në harem.