26 Nentor 2024

Opozita po vijon mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e PD kanë bllokuar 5 pika kyçe në kryeqytet si sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës. Policia kërkoi nga protestuesit të lirojnë rrugën për të mos paralizuar qarkullimin e automjeteve, duke përsëritur se kjo është kundravajtje penale.

Rezistencës së protestuesve policia iu përgjigj duke ndërhyrë për hapjen e rrugëve me forcë. Te Bashkia e Tiranës, Policia përdori edhe makinën e ujit për të larguar mbështetësit e opozitës nga rruga. Po ashtu, autoboti i ujit u përdor edhe te sheshi Wilson, ndërsa u hodh edhe gaz lotsjellës.,