Opozita në Hungari protesta masive pas një skandali seksual. – Orban të dorëhiqet
26 Shkurt 2024
Katër parti të opozitës organizuan një protestë të përbashkët në Budapest. Ata i kërkuan qeverisë së kryeministrit Orban të dorëhiqet, pasi aleatja e tij, presidentja e vendit, u detyrua të braktiste postin pas një skandali pedofilie.
“Jemi në mes të skandalit më të madh politik të 14 viteve qeverisje të Fidesz. Shumë qytetarë janë të indinjuar, gjë që u duk nga protestat e javës së kaluar. Por pavarësisht kësaj, opozita arriti të mblidhte vetëm pak mijëra njerëz para Parlamentit”, deklaron gazetarja Ádám Magyar, nga Euronews.
Shumica e protestuesve ishin aty edhe javën e kaluar.
“Ishte diçka e madhe, një ndjenjë e fortë solidariteti. Jam i zhgënjyer që sot të rinjtë nuk janë. Më dhemb në zemër”, tha një protestues.
Në total 9 persona folën në manifestim dhe vetëm pak qindra persona dëgjuan kryetarët e opozitës.
Presidentja Katalin Novak, një aleate e ngushtë e kryeministrit konservator Viktor Orban, u dorëhoq pas një skandali ku fali rreth njëzet të burgosur në prill të vitit 2023, mes tyre zëvendësdrejtorin e shtëpisë së fëmijës, i cili e ndihmoi ish-drejtorin e institucionit që të fshihte abuzimet e tij seksuale me fëmijët.