Opozita nuk ka pse jep llogari para ndërkombëtarëve. –
Opozita nuk ka pse jep llogari para ndërkombëtarëve. –
I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila, në RTV ORA, Arion Sulo, ka thënë se ndërkombëtarët kanë planin e tyre për të çuar para reformën në drejtësi.
Sulo tha se opozita nuk ka më asnjë “mëkat” pasi ka dëgjuar çdo gjë që kanë thënë ndërkombëtarët.
Sulo: Ndërkombëtarët kanë bërë gjithçka për reformën në drejtësi. Sepse po të hapej edhe një herë tryeza politike e palëve, aty do të hapej barku i reformës në drejtësi, këtu ishte problemi. Ndërkombëtarët kanë thënë jo, dialogu mes palëve do të vijë më vonë, do të ecë para reforma në drejtësi. Por kujdes, këtu drejtësia dhe veprimi i tyre po vihet shumë në pikëpyetje në momentin që opozita i ka mbyllur llogaritë me ta, nuk ka çfarë llogarie jep opozita më tek ta. I thanë bëj protestë me tullumbace, e bëri. Opozita në çfarëdo lloj loje tanimë është me duar në xhepa, dhe i ka hequr të gjitha mëkatet nga kurrizi pa pushtet, me akuza të vërtetuara. I ka akuzat e vërtetuara se ata janë kapur në flagrancë. Ndërkombëtarët deri dje nuk flisnin fare për akuzat e opozitës, doli Palmer. Tani do të kemi përgjegjësit e vjedhjes së votave, të skandaleve që as roja nuk ka ikur. Nuk mund të rrijë shefi i fushatës së Vlorës, ish-ministër i kapur me presh në dorë, edhe në skandalin e tenderit të unazës, edhe të vjedhjes së votave dhe shef elektoral i Vlorës, në Partinë Socialiste, është anëtarë kryesie, po kështu edhe Dako.
Nga: Gazeta Liberale