8 ShkurtPartia

Demokratike dhe aleatët e saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive pas akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë për abuzime me fondet publike.

Protesta vjen teksa vendi ndodhet rreth 100 ditë larg zgjedhjeve të 11 majit. Sot organizatorët kanë ndryshuar agjendën e protestës, ndryshe nga tubimet e kaluara të cilat janë zhvilluar me bllokime rrugësh dhe mosbindje civile.

Në protestën e kësaj të shtune para Kryeministrisë do të ketë fjalime nga kryetari i PD, Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë demokratë. Gjithashtu, do të ketë një mesazh edhe nga Ilir Meta i cili ndodhet në burg.