Opozitën mund ta shpëtojë vetëm Sali Berisha. – Në krye të PD ai sot e bën që edhe Edi Rama përballë të duket si një adoleshent i pafajshëm
23 Qershor 2022
Gazetari Lorenc Vangjeli paralajmëron zhvillime të reja në kampin e opozitës në vjeshtë.
Vangjeli tha se PD-në mund ta shpëtojë vetëm Sali Berisha.
“Opozita është ende në kantier. Ajo që kemi parë deri tani është vetëm forma, nuk ka përfunduar ende procesi. Sali Berisha mundi Lulzim Bashën, mundi Ibsenin nga Kukësi, tani ka betejën e tij. Duhet të mundë Sali Berishën.
Sepse në krye të PD ai sot e bën që edhe Edi Rama përballë të duket si një adoleshent i pafajshëm në politikë. Kaq i vjetër është edhe në mendësi, edhe në metodologji. Besoj se nga ky kantier opozitën mund ta shpëtojë paradoksalisht vetëm Sali Berisha, i cili në shtator ndoshta do t’i surprizojë shqiptarët. Ilir Meta afrohet.. nuk ka përfunduar historia e PD-së dhe këtë e di Sali Berisha”, tha Vangjeli.