“Ora finale po afron”, deputeti del me thirrjen e fortë: Populli do marrë në dorë…! (PARALAJMËRIMI)

19 SHKURT 2020

Deputeti Lefter Maliqi, ka ngritur alarmin duke u shprehur: “Ditë të bardha po vijnë, ora finale po afron! Protestat dhe revolucioni demokratik i qëndrueshëm e pa kthim deri në marrëveshje politike me ndihmën e faktorit ndërkombëtar për të larguar Rilindjen e krimit e korrupsionit”.

Postimi i Maliqit

Zgjedhjet e parakohshme domosdoshmëri, populli do marrë në dorë fatet e veta për të shpëtuar Kushtetutën, demokracinë dhe çpopullimin.

Ditë të bardha po vijnë! Ora finale po afron, protestat dhe revolucioni demokratik i qëndrueshëm e pa kthim deri në marrëveshje politike me ndihmën e faktorit ndërkombëtar për të larguar Rilindjen e krimit e korrupsionit.

Socialistë të ndershëm e të zhgënjyer, demokratë dhe opozitarë, gazetarë, studentë, mjekë, aktorë, të rinj e të reja të bashkuar si kurrë më parë për shpëtimin e demokracisë nga uzurpimi mafioz i institucioneve nga piktori dështak dhe të vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme drejt BE me drejtësi të pavarur dhe ekonomi e siguri solide.

Gazeta Sot