Ora Investigim/.Skandali në QSUT, kompania KLP mori 7,4 mld lekë, të sëmurëve u shpërndahet supa me qese
Ora Investigim/.Skandali në QSUT, kompania KLP mori 7,4 mld lekë, të sëmurëve u shpërndahet supa me qese
Nga Alketa Çeku
15 Shkurt 202212
Është cilësuar si tenderi me vlerë më të lartë i dhënë në sektorin e shëndetësisë ai i shërbimit të gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Qendrën Spitalore Nënë Tereza.
Ky shërbim me vlerë 7.4 miliardë lekë i është dhënë kompanisë KPL sh.p.k. e cila ka garuar e vetme.
Por cili është ky subjekt? Sipas të dhënave të qendrës kombëtare të biznesit në vitin 2003 Nikolin Jaka ka qenë administratori i kësaj shoqërie. Katër vite më vonë në 2007 Nikolin Jaka ia shet kuotat bashkëshortes zonjës Alma Tafani. Aktualisht administrator i shoqërisë është Ramazan Troka.
Edhe pse shteti tregohet dorë lëshuar me kompaninë KPL e kundërta ndodh me këtë kompani. Mënyra se si i shërbehet ushqimi pacienteve duket tejet primitive.
Në orarin e drekës punonjëset dalin nga kuzhina e gatimit me qeset të mbushura me supë dhe përshkojnë oborret e QSUT kryq e tërthor për t’i çuar pacienteve ushqimin.
Në mungesë të karrocës shpërndarëse punonjëset enden me qese ne duar ne katet e pavionit për të shpërndarë ushqimin.
Fatura e fryrë e koncensionit, KLSH zbulon skemën: Fitimi u deklarua 2.4 euro për njësi, shkon në 14 euro
Merren 7.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për tu ofruar pacientëve një shërbim skandaloz dhe primitiv.
Ndërkohë që në kushte normale ashtu sikurse funksionon në shtetet fqinje ushqimi duhet te shkoje te pacienti me anë të këtyre karrocave te mbyllura dhe me pas i serviret.
As temperaturat e ftohta të dimrit dhe as reshjet e shiut nuk bëjnë që kompania KPL të dërgojë ushqimin me makinë nga kuzhina deri te pavjoni. Punonjëset enden oborrit të QSUT me qeset e ngjeshura me ushqim dhe me çadër ne dorë deri sa ‘supa e akullt’ mbërrin në dhomën e pacientëve.
Nuk mund te themi me saktësi se në çfarë kushtesh ruhet ushqimi por këto pamje bëjnë që të kemi dyshime mbi cilësinë e ushqimit që i serviret pacientëve.
Skandaloz është fakti që ushqimi i përgatitur për pacientet qëndron në mëshirë të fatit te stolat e korridorit të spitalit.
Këto fakte duhet të alarmojnë sistemin shëndetësor sepse behet fjalë për ushqimin e pacientëve të sëmure.
Pas pamjeve te transmetuara nga RTV Ora , Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të marrë masa te menjëhershme për bere inspektime ne kompaninë KPL fillimisht për cilësinë e gatimit dhe mënyrën se si ky ushqim shkon te pacienti.