Ora News u rrethua nga forca të shumta të policisë / Shikoni çfarë bëjnë gazetarët e Ylli Ndroqit në televizionin e sekuestruar (FOTO)

3 GUSHT 2020

FacebookWhatsAppTwitterEmail

Menjëherë pas njoftimit nga SPAK se ka nisur sekuestrimi i pasurive ndaj biznesmenit Ylli Ndroqi, në ambientiet e televizionit Ora News kanë ‘mësyrë’ forcat e policisë.

Gazetarët e televizionit Ora News e konsideruan sulm politik vendimin e SPAK ndaj Ylli Ndroqit. Për këtë arsye, gazetarët dhe pjesëtarë të stafit të RTV Ora vendosën “të kyçin” gojën gjatë transmetimit të një interviste.

Kjo në shenjë proteste për fjalën e lirë.

Kujtojmë se Ylli Ndoqit iu sekuestruan 26 pasuri, mes të cilave, shtëpia, makina, toka dhe dy televizionet. Ai rezulton se është akuzuar për trafik droge dhe organizatë kriminale në Turqi dhe se është arrestuar në Itali në 2015.