Orë kritike për Greqinë/ Sizmologët: Presim një tërmet të fuqishëm që mund të shkaktojë cunam dhe shpërthim vullkanik
3 Shkurt 2025
Nga: BalkanWeb
Në takimin e djeshëm të drejtuar nga kryeministri grek, drejtori i Kërkimeve të Institutit Gjeodinamik të Athinës, Thanasis Ganas, vlerësoi situatën sizmike në Santorini.
Ai paralajmëroi se ka dy skenarë: një seri pasgoditjesh me magnitudë 4.5 deri 4.7, ose një dridhje më e fortë që mund të shkaktojë cunami dhe shpërthim vullkanik.
“Ose do të kemi një seri pasgoditjesh, që do të thotë magnitudë që do të jenë në rendin 4.5 deri në 4.7 maksimumi mbrëmë në orën 19:45, ose do të kemi një dridhje më të madhe sizmike që mund të shkaktojë një cunam dhe një shpërthim vullkanik. Pra, ne po përgatitemi për këta skenarë”, ka deklaruar drejtori i Kërkimeve të Institutit Gjeodinamik të Athinës, Thanasis Ganas. Deklarata u bë gjatë një takimi të drejtuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Deri tani, janë regjistruar mijëra tërmete të vogla, me 12 lëkundje mbi 4 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ganas, nuk pritet një tërmet mbi magnitudën 6, por një tërmet midis 5 dhe 6 mund të shkaktojë ndodhi të tjera si rrëshqitje dhe cunami.
Ganas theksoi se nuk mund të bëhet një parashikim të saktë për shpërthim vullkanik, por inkurajoi banorët të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e Mbrojtjes Civile.
Ai theksoi se masat për të përballuar çdo skenar janë në proces.