“Ore për tr*pa na merr ti ne? “. – Sherr dhe ofendime mes analistëve dhe Gazment Bardhit në mes të emisionit
10 Mars 2023
“Ylli Rakipi ( i drejtohet Gazment Bardhit): Ore ti nuk ke mbledhur Këshillin Kombëtar. Për trapa na merr ti ne? Për cdo gjë ke thënë që nuk ke bërë asgjë. Ti protokoll nuk ke, procesverbal nuk ke, Këshill Kombëtar nuk ke…. Futja pordhës…”.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur debate me tone mjaft të ashpra mes Gazment Bardhit dhe analistëve, lidhur me drejtimin e Partisë Demokratike, faktin që Alibeaj u caktua “kryetar në detyrë” pa mbledhur Këshillin Kombëtar dhe faktin që Lulzim Basha vijon të drejtojë zyrtarisht partinë por nuk pranon të paraqitet në KQZ për të hyrë në zgjedhje, duke rrezikuar që PD të mos hyjë fare në zgjedhjet lokale.
Enton Abilekaj: Pas dorëheqjes, zoti Bardhi emëroi një kryetar.
Gazment Bardhi: Jo unë por Statuti i partisë.
Enton Abilekaj: Statuti thotë që në mungesë të ktyetarit dhe në autorizim të tij një nga nënkryetarët e zëvendëson. E dyta, thotë në mungesë të autorizimit dhe dorëheqjen e kryetarit. Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, I cili komnadon nënkryetaritn të drejtojë partinë. Akti i parë që bën Sekretari është që mbledh Këshillin Kombëtar i cili vendos. Jeni në dy shkelje. E para, që ka lëshuar autorizim Basha, që nuk lëshohet në dorëheqje. E dyta, nuk ke mbledhur Këshillin Kombëtar.
E treta, ju duhet të bënit një proces. Atë platformën që nuk do të bëhen zgjedhje në parti deri në zgjedhjet lojkale, u bë realitet.
Gazment Bardhi: Autorizimi i zotit Basha nuk ka lidhje me drejtimin e partisë. Ka të bëjë me cështjet që kanë të bëjnë me zgjedhje. Sic ka autorizim për cështjet që lidhen me financat e partisë, etj. Këto autorizime garantonin funksionimin normal të partisë. Ndërsa drejtimi ka të bëjë me kush do të drejtojë partinë pas dorëheqjes së zotit Basha. Kam thirrur kryetaren e Këshillit Kombëtar dhe dy nënkryetarët për të diskutuar se kur do të zhvillohej mbledhja e Këshillit Kombëtar që do të zgjidhte njërin nga dy nënkryetarët. Sipas Statutit në cdo rast PD ka të paktën dy nënkryetar. Këshilli Kombëtar zgjedh njërin nga të dy. Në atë takim, zonja Tabaku, më ka pohuar…
Enton Abilekaj: Në cilin nen të statutit e bazon këtë? Këshilli Kombëtar thotë se komandohet një nga nënkryetarët. Ku u mblodh Këshilli Kombëtar?
Gazment Bardhi: Nuk kisha cfarë propozimi ti bëja Këshillit Kombëtar.
Neritan Sejamini: Ore pse je bërë kaq arrogant ti. Cfarë mendon ti se je? Ke ndonjë përgjegjësi për situatën ku je?
Gazment Bardhi: Unë ju dëgjova gjysmë ore, unë ju dëgjova.
Neritan Sejamini: Pse nuk e ke mbledhur Këshillin Kombëtar?
Ylli Rakipi: Ore ti nuk ke mbledhur Këshillin Kombëtar. Për trapa na merr ti ne? Për cdo gjë ke thënë që nuk ke bërë asgjë. Ti protokoll nuk ke, procesverbal nuk ke, Këshill Kombëtar nuk ke…. Futja pordhës…
Neritan Sejamini: Këto janë teknika që ti nuk do të përgjigjesh.
Ylli Rakipi: As na plas për Sali Berishën, na intereson vetëm që nuk ka opozitë dhe bën c’të dojë ai i gjati. Komisioneri sapo ka thënë që pa vajtur Basha në KQZ nuk hyn PD në zgjedhje.
Gazment Bardhi: Në momentin që zonja Tabaku më ka shprehur vullnetin e saj që nuk dëshiron të marrë përsipër këtë përgjegjësi, atëherë i vetmi nënkryetar i mbetur në detyrë, është zoti Alibeaj. Edhe nëse do të mblidhej Këshilli Kombëtar…
Enton Abilekaj: Është detyruese kjo!
Gazment Bardhi: Jo nuk është. Nëse ka vetëm një nënkryetar në detyrë. Nuk kam caktuar unë.
Gazeta Sot