Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin, tregon se si do jetë situata e pandemisë në vazhdimin

14 MAJ 2021

Një paralajmërim i rëndësishëm vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari. Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i përgjithshëm i kësaj agjencie Adhanom Ghebreyesus, ndërsa shqetësimi kryesor është India.

OBSH u bëri thirrje vendeve të pasura të premten që të ri mendojnë planet për të vaksinuar fëmijët, raporton The Guardian.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 të paktën 3.3 milionë persona. Prej tyre, 598 541janë regjistruar në SHBA, 262 350 në Indi dhe 430 596 në Brazil.

Gazeta Sot