Organizatat ndërkombëtare thirrje Ramës: – Ligji për mediat, kundër rekomandimeve të OSBE-së. –
Organizatat ndërkombëtare thirrje Ramës: – Ligji për mediat, kundër rekomandimeve të OSBE-së. –
27 dhjetor 2018.
Katër organizata i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, një letër të hapur ku i kërkojnë tërheqjen nga ligji për regjistrimin, mbikëqyrjen, gjobitjen e mbylljen e portaleve online.]
Kjo iniciativë është prezantuar pak kohë më parë nga kreu i qeverisë dhe lidhet me atë që ai e quan “paketa antishpifje”.
Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi i kanë kërkuar Ramës të tërhiqet.
“Iniciativa juaj është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne,” shkruhet në letër.
“Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim,” shkruhet aty.