Origjina e fjalës pekmez. –
Origjina e fjalës pekmez. –
Fjala pekmez përdoret në kuptimin e njeriut të trashë, por origjina e fjalës është ushqimore.
Pekmezi është një lëng veshtullor me përmbajtje të lartë (50-75%) sheqeri, me ngjyrë të kuqe të errët, që fitohet nga zierja, avullimi dhe dendësimi i mushtit të rrushit.
Përmban sheqerin, acidet e vitaminat e rrushit.
Përdoret në industrinë e verërave për rritjen e përmbajtjes së sheqerit në verërat e desertit, në produktet e sheqerit etj.
Në të kaluarën përgatitej e kishte përdorim të gjerë në ekonomitë familjare, sidomos për gatimin e ëmbëlsirave.