Ornela Vorpsi, interviste ne dhome gjumi hoteli mbi shtrat duke kruar gishtat e këmbëve nuk kisha parë. – Më vulgaritet se kjo nuk ka.
Nga Ilir Demalia
21 Prill 2023
Shkrimtarja dhe artistja e njohur, Ornela Vorpsi ka sqaruar deklaratën e bërë disa vite më parë ku tha se kryeministri Edi Rama aso kohe magjepsi Parisin. Në një intervistë ndryshe nga herët e tjera, përballë gazetares Beti Njuma, Vorpsi tha pak ditë më parë se kryeministri Rama njohu vetëm ajkën e Parisit dhe magjepsi burra dhe gra pasi sipas artistet ai ishte më mashkulloi ndër ta, sepse francezët janë më femërore, të imët dhe të vegjël. Gjithashtu shkrimtarja tha se Rama ka magjepsur edhe shqiptarët pasi janë vetë ata të cilët e kanë zgjedhur tre herë për kryeministër dhe dy herë për kryetar bashkie, duke e bërë kështu politikanin më të votuar. Por sa i takon këtyre deklaratave, ka reaguar edhe analisti i njohur, Ilir Demalia, i cili përmes një shënimi në rrjetet sociale, sulmon shkrimtaren Vorpsi.
Ja statusi i plote i analistit Demalia:
Nuk e di se çfarë nevoje ka Ornela Vorpsi që vazhdon të manipulojë dhe gënjejë me tragjedinë e të atit?!
1. Nëna e ndau të shoqin për mos pasur pasoja. Kështu bënin shumë në atë kohë, por Jo të gjithë.
2. Ornela në një intervistë në një dhomë gjumi hoteli … thotë se si ajo ka përjetuar FERRIN shqiptar(?!!)
Lind pyetja, çfarë pasojash kishte kjo, punojë në pun? të rënda apo u interrnua? Mbarojë normalisht gjimnazin dhe i doli shkolla për pikturë në Institutin e Lartë të Artave. Nuk po hyjë këtu në aftësitë dhe talentin e saj. ILA ishte ëndërr për shumë të rinjë të talentuar edhe me “biografi të shkëlqyer” por nuk realizohej. U realizua për Ornel?n?!!
3. Ornela, gënjen dhe vazhdon gënjen, kur përsërit, se kur e pa të atin në burg me bizhama si të Auschwitz…!
Asnjëherë në historinë e burgjeve shqiptare të burgosurit nuk janë veshur me bizhama model Auschwitz me viza. Si duket i ka parë në filmin “Schindler’s List” dhe …
I Ati Ornelës, për ate qe ata e mohuan pas burgut nuk komunikonë ma ata.
4. E ëma Ornelës, vazhdoi punën aty ku ishte në “Ndërmarjen e Konsumit të Gjërë”. As nuk e dërguan pastruese as në punë të rënda siç bënë me shumë
Por sigurisht jeta nuk ishte më normale
5. Vorpsi, tregon përsëri, se si Edi Rama çuditi elitën e Parisit në moshën 33 vjeçar. E bën këtë në prag çdo fushate që “korespondon rastesisht” me një ngjarje artistike, herë hapja e një eksopzite të Ornelës në Kryeministri, dhe tani me një takim me artistët shqiptarë të Italise ne Tiranë.
Në qoftë se Rama beson vërtetë se ka çuditur elitën pariziene të artit dhe kulturës në moshën 33 vjeçare (sipas Ornelës, se Rama vetë nuk ka thënë një gjë të tillë) atëherë Rama është in the delusional status. ?
Nuk mendoj që propaganda Vorpsit I ngre pikë Ramës, në të kundërt….
5. Kur flet për maskulitetin që paraqiste Rama me feminilitetin e meshkujve francezë, aty e tradhëton inkoshienti i pa-realizueshmërisw…. për ne qe kemi jetuar atë kohë dimë se si dhe qysh ishin punët ….
6. Vorpsi foli dhe për vulgaritetin etik në art apo letërsi dhe se si ajo shikon vetëm të bukurën?!!
Unë në jetën time intervistë në dhomë të gjumit, mbi krevat dhe duke kruajtur gishtat e k?mbëve nuk kisha parë!!! Kam par? intervista me këngëtarë, artistë, piktorê , shkrimtarë të panteonit botëror, por në dhomë gjumi hoteli mbi shtrat duke kruar gishtat e këmbëve nuk kisha parë. Më vulgaritet se kjo nuk ka.
Intervistuesja I reciton disa vargje të E.Y që janë shkulme të një frustracuni seksual të parealizimit rinor që çfaqet në formë vargjesh K.Th Spiri, K.Th Spiri, ndër poetët më i miri.
7. Ajo që është më vulgare është media, që ushqen këtë lloj manipulim-simulimi . Gazetarët apo intervistuesit nuk kanë pikë respekti, sëpari për veten, se për profesionin harroje, gazetaria në Shqipëri është qoka dhe gjoba. Nuk ka raport me të vërtetën dhe vlerat. Media në Shqipëri është patllake gjobash dhe klanesh të bandave politike dhe krimit e kjo është arsyeja e neverisê qe ka krijuaet media në public.
Intervista e radhës me Vorpsin, pas mbishtratit nê dhomên e gjumit, do të jetë në banjo, kështu informojnë burime konfidenciale të emisionit te radhës.