“Orteke” e Kazakistanit synon UNESCO-n
27 Nentor 2022
Një lodër kërcimi prej druri dhe muzikanti duhet të mbahen fort ngushtë të lidhur me një vijë të hollë pershkrimi. Është diçka që nuk është bie lehtë në sy për spektatorët, por kur e shikon lojën e tyre më thellë duken si një tërësi të vetme.
“Orteke” quhet kjo shfaqje muzikore tradicionale e Kazakistanit dhe emri i kukullës së drurit që kërcen. Kazakistani po kërkon që pikërisht këtë shfaqje tradicionale të kukullave për fëmijë te marrë statusin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. “Orteke”, siç njihet, i ka rrënjët në gjuetinë e dhive malore.
Duke vendosur një pe peshkimi në gishtin e tij të mesëm, muzikanti e bën kukullën të duket sikur po kërcen, ndërsa ai luan e këndon. “Në përgjithësi, kjo gjë u shpik për argëtimin e fëmijëve”, shpjegon Daniyar Zhalkabaev, një guidë turistike në Muzeun e Instrumenteve Muzikore Popullore “Ykhlas” në Almaty. Ai ka shpjeguar se personi që i bie instrumentit me tela “dombra” që është i njohur në Kazakistan, lidhet me një pe me gishtin e tij të mesit me figurën e ortekes. Derisa luan edhe kjo figurë lëviz nën ritmin e instrumentit. “Ka një mekanizëm, kështu që kur luajnë instrumentin dombra, dhitë e malit kërcejnë dhe kërcejnë me ritmet e kompozimit”, ka shpjeguar tutje Zhalkabaev. Orteka zakonisht përbëhet nga dhjetë pjesë: Vetë figurina, zakonisht prej druri, këmbët e saj të lëvizshme, një shufër e vogël metalike e ngushtë, e mbyllur me një mbajtës të vogël të rrumbullakët.
Legjenda lokale thotë seo orteka imiton lëvizjet e një dhie malore të bllokuar nga gjuetarët në një gropë të thellë. Zhalkabaev ka shpjeguar se legjenda mbështet në atë se në male kishte gropa të mëdha, ku binin dhitë e malit dhe hidheshin duke u përpjekur dhe pa mundur të dilnin. Ai ka shpjeguar se “Teke” do të thotë “dhi”, kurse “or” do të thotë “gropë”. Muzikanti Abzal Arykbaev organizoi grupin e tij të parë në vitin 2008 për të promovuar traditat e harruara kazake. Më pas ai kompozoi kompozimin e tij të parë ortek. Ai thotë se orteke – ose teatri i kukullave për fëmijë – është një nga traditat më të vjetra në kulturën kazake që kanë arritur të ruhen deri në kohët moderne.
Hera e parë që dëgjoi për këtë lloj të artit ishte koha kur ishte student. Por ai duhej ta studionte atë ekskluzivisht në libra, pasi që nuk gjente muzikantë apo të moshuar që mund ta demonstronin atë.
“Tani është duke u ringjallur, por vetëm në mesin e disa muzikantëve profesionistë”, ka treguar Arykbae
Ai thekson se nuk ka më njerëz që e performojnë këtë formë të artit brenda familjes.
“Ne organizuam festivale në Almaty të Kazakistanit për të promovuar dhe ruajtur këtë art, sepse në atë kohë kishte shumë pak njerëz që e interpretonin këtë art në mënyrë origjinale. Më pas u mblodhën rreth 15 veta gjithsej, 15 interpretues, megjithëse ishte një festival ndërkombëtar”, ka theksuar Arykbaev.
Mjeshtrit modern e punojnë ortekën me dru, zakonisht në të njëjtat punishte ku punojnë veglat tradicionale muzikore, siç është dombra. Këtë vit, UNESCO do të konsiderojë shtimin e ortekes në listën e saj të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Arykbaev shpreson se kjo do të sjellë një ndryshim në mendjet e njerëzve. Ai shpreson se kjo do të ndikojë që njerëzit ta vlerësojnë atë dhe të bëjnë më shumë për të ringjallur këtë formë të artit që po vdes.
Në të kaluarën, kambanat e vogla përdoreshin gjithashtu për dekorim dhe për efekte shtesë zanore. Sipas Muzeut Shtetëror Qendror të Kazakistanit, teatri tradicional i kukullave të stepës ekzistonte jo vetëm në mesin e kazakëve, por ka edhe si dëshmi se Kirgistani përdorte figurina lëvizëse.
Edhe pse orteke nënkupton fjalën ‘gropë’ dhe ‘dhi’, kukullat orteke lëvizëse mund të përfaqësojnë gjithashtu lloje të ndryshme të personazheve të kafshëve. Ndër ekspozitat e Muzeut Shtetëror Qendror, ka edhe një kalë orteke. Dzhasybaev thotë se hyrja në listën e UNESCO-s do të jetë një gjë e madhe për artin.
“Do t’i japë audiencës së huaj mundësinë të njihet me artin tradicional të teatrit muzikor kazak”, ka thënë ai.
Po ashtu, po vlerësohet se kjo mund të zgjojë interes në komunitetin shkencor botëror dhe t’i japë shtysë studimit të kësaj lënde dhe klasifikimit të saj dhe ndoshta gjetjes së analogëve të ngjashëm në traditën dhe kulturën e popujve të tjerë.
Gazeta Koha, Prishtine