Oscari i surprizave, fiton Green Book, Malek dhe Colman aktorët më të mirë
Botuar ne: A2news
Edicioni i 91-të i Academy Awards, të njohur botërisht si çmimet Oskar, dhuroi disa surpriza natën që kaloi.
Mbi të gjitha surprizat erdhën në kategorinë “Best movie”, pra filmin më të mirë, që u fitua nga Green Book, historia e miqësisë midis një pianisti afroamerikan (Mahershala Ali, që fitoi edhe çmimin për aktorin jo protagonist” dhe një italoamerikani.
Filmi fitoi kundër parashikimeve që shihnin “Roma” e meksikanit Alfonso Quaron si favorit, që gjithsesi u ngushëllua me statujën si regjisor më i mirë dhe atë të filmit më të mirë të huaj.
Në kategorinë e Aktorit më të Mirë, triumfi ishte më i parashikueshëm, ai i Rami Malek për rolin mbresëlënës e Freddy Mercury në Bohemian Rapsody, film që mori edhe tre çmime të tjera kryesisht për efektet muzikore.
Aktorja më e mirë u gjykua Olivia Colman për filmin “The favourite” e regjisorit grek Yorgos Lanthimos, edhe kjo një surprizë sepse parashikimet ishin të gjithë për Glenn Close ne filmin “The wife”.
Regjisori Spike Lee fitoi Oskarin e tij të parë, ne kategorinë skenarit më të mirë, me filmin BlacKkKlansman.
Kënga më e mirë u shpall “Shallow” e Lady Gagës, në filmin “A star is born”, ku interpreton bashkë me Bradley Cooper.
Efektet speciale u dominuan nga “Black Panther”, i cili fitoi tre statuja.