Osman Brahaj, 1899 – 1981. – Me rastin e 120 vjetorit te lindjes. –
Osman Brahaj, 1899 – 1981.
– Me rastin e 120 vjetorit te lindjes.
– Lindi Naten e Kshnellave ne vitin e larget 1899 ne Kryezi, Puke.
– Qe femije mbeti jetim dhe u rrit me veshtersi bashke me vellezerit Abaz dhe Ahmet dhe motren Spahe. I ati Shaqiri qe te gjithe e thirren Sheqer, ne rinine e tij ne formacionet luftarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit perkrahe luftetareve pukjane luftoj per mbrojtjen e truallit arbnore. Vete Sheqeri (Shaqiri) tre here mbrenda nje viti mori pjese me arme ne dore kundra Malazezve tek Ura e Razhnices, Osmani kujtonte se babaj i tij ishte i pa ndare ne keto beteja si dy djelmosha te rinj me nje te familjes Vocrri te Koder Geges (Kryezi).
Veshtersite e jetes dhe pjekurine Osmani i kaloi dhe e formoi i pandare me Sherif Veselin (Brahaj), burre i mencur dhe i permendur ne krahine.
Ne vitin 1921 mori pjese Osmani me arme ne dore bashke me shume te tjere ne Ceten e Pukjaneve qe u perqendruan ne Bytyc dhe Malesi te Gjakoves per te mbrojtur kufijte e atdheut ashtu si ishin percaktuar nga Nderkombetaret ne vitet 1913-14, dhe u zaptuan nga Mbreteria Serbe me 1921 me ndihmen e armeve te detashmenteve ushtarake franceze, qe erdhen prej Selaniku. Ne keto beteja Cetat e Pukes dhe te krahinave te tjera ishin ne bashkerendim me Kryezezet e Gjakoves, dhe kryesisht me djemte e Riza Kryeziut-Gjakova. Ne keto perpjekje e luftime Ceta e Pukes drejtohej nga Elez Mustaf Kryeziu, e nga Kryeziu, mbahen mend qe ishin, Marka Ndoc Luli, Muharrem Bajrami, Selim Ahmati, Selim Myftari, Hysen Elezi, Dod Preng Ndoi i Mejdanit, Kamber Tumlaku, Abdyl Isufi dhe Selman Elezi e te tjere, qe nuk i ruan kujtesa. Kete fakt gjate regjimit monist nuk e permendnin, se lufta kundra Kryezezve te Gjakoves ishte e bashkerenduar nga Partia Komuniste ne Shqiperi dhe nga Jugosllavet.
Ne periudhen e Mbreterise Shiptare per disa vite Osmani ishte Kreplak i katundit Kryezi, Bashke me Lush Prendin kishin perkrahjen e gjithe komunitetit si njerez tepa hile, e per disa vite keta te dy e banin me rradhe kryepleqesine, nje vit njani e nje vit tjetri. U martu me Sipe Brahajne, te bijen e Syl Salihut nga Fushe Arresi dhe linden dhe rriten femijet; kater djem e dy vajza.
Gjate Luftes se Dyte Boterore mbajti qendrim asnjanes, por ishte perkrahes te djalerise qe luftonte dhe shtepia e tyre sherbeu si baze e strehe e Brigades XXII te Nacional-Clirimtares duke mos ju ndare Sherif Veselit, qe ishte baza kryesore e ketyre luftetareve.
– Osmani megjithse pa asnje klase shkolle te kryer zyrtarisht ka lene trashegimi botime nga institucionet Shkencore ne vend, po permendim materialet e botura nga ai (me redaktimin e Xh. Mecit) nga Instituti i Historise etj.
Referencat e tij te tregimeve per ngjarje e trashegimine kulturore e historike jane te perfshira ne Arkiva te ndryshme shteterore, por po permendim e referencat e tij qe jane ne botimet dhe arkivin e Prof. Qemal Haxhihasanit, Xhemal Mecit, Ismet Bales, Agim Caushollit dhe ne dorshkrime ruhen ne dosjet arkivore te Nikoll Mazrrekut etj.
Dinte permendesh qindra kange popullore, kryesisht historike dhe te Ciklit te Kreshnikeve, i binte ciftelise dhe i kendonte me melodite dhe sipas menyrs se vjeter (ruhen dy kenge te ingjizuara), ne rini i ka ra edhe lahutes dhe kenduar, ja kishte mesuar Agja (xhaxhai, Faslija), por ma vone nuk e praktikoi.
Vdic ne moshen 81 vjecare, me 23 maji 1981.