Osman Mula

Paloka ndryshon proceduren, Osman Mula merr “me force” fjalen ne mbledhjen e Kryesise

se PD-se: – Si mund te shese P*rdhe Ai kur Shqiperia del si vend i korruptuar.

Kompozitori Osman Mula ka marrë sot “me forcë” fjalën në takimin e Kryesisë së Partisë

Demokratike.

Ai bëri një pasqyrë të gjendjes në vendin tonë dhe ka vlerësuar atë që e quajti drama

“Foltorja”, si më e ndjekura në Shqipëri.

“Jam një regjisor kompozitor kam 7 çmime, kam nga Shkodra ime ja katër. Njerëzit

kanë nevojë të shprehen dhe populli do të na dëgjojë, populli është me një dorë në valixhe

në Rinas për të ikur.

Ju duam se na do shpirti. Jemi pjesë e atyre që u inspiruan nga Foltorja, harruam nipërit e mbesat

e thamë pas jush pash doktor Berishës, jemi pas foltores dhe Berisha është në ballë të saj.

Nëse do ta shoh si një dramë, drama foltore e shkruar nga Berisha ishte drama më e ndjekur

për një vit në të gjithë Shqipërinë. Për ata personazhe unë kërkova fjalën, sepse kam respekt për ata njerëz

që në 30 vjet dhanë gjithçka ndoshta nuk morën asgjë, me 5 lekë në xhep, por ama shpirti i tyre

kishte art brenda.

Pasi qeveria përdor Zoloft, ka telefonata. Kryetari i shtetit telefonon SPAK. Si mund të bësh

karshillik e të shesësh pordhe kur në çdo raport Shqipëria del sa më keq, nga dhoma amerikane

e tregtisë që tha se pengohet rruga për në BE, jemi mbytur me informacione të rreme, ku nuk

sheh një investim. nuk u ndërtua një klasë të pasurish me para të pastra. as edhe një parametër

normal nuk të garanton kjo qeveri, rendi për faqe të zezë. mund të vrasësh këdo, sido, kudo.

Mund të të rrahin me gjithë gruan e vajzën në mes të ditës, mund edhe të të pshurrrin në derën

e shtëpisë për kunj, çmimet rriten po qeverisa rreshton sukseset nëpërmjet zëdhënësit të saj,

kur populli ankohet, ai afrohet e të thotë mundohu të hash me zor.
Shiheni ku jetojnë ku bëjnë pushimet dhe shkollat. Blejnë median dhe një pjesë të opozitës.

Jo kushdo ka të drejtë të kërkojë llogari se një pjesë e konsiderueshme e han bukën me turp.

Mungojnë instrumentat për kërkesën e llogarisë. Këto i sheh gjithmonë në takim me të huajt”,

tha ai.

Gazeta Sot