Osmani dhe Kurti do takohen me sekretarin amerikan Blinken
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të priten nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Osmani, e cila bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po qëndron në SHBA për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në, ka bërë të ditur se takimi me Blinken do të zhvillohet sot në ora 16:30 sipas kohës lokale në Uashington D.C, shkruan KosovaPress.
“Së bashku me kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”, shkruan Osmani.
“Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, përfundon Osmani.
Gazeta Shqiptare