Osmani me miliarderin Musk, çifti Rama kundron në sfond, foto ndan rrjetin në pro e kundër
9 Dhjetor 2024
“Dimri i Vetmise” per Ramen.
Në rrjetet sociale qarkullojnë pjesë video e foto nga ceremonia e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris. Si përherë “të pamëshirshme” rrjetet sociale i shohin ngjarjet jo ashtu siç do donte versioni zyrtar i ngjarjeve.
Nuk kishte si të mos futej në mullirin e tyre pjesëmarrja në ceremoni e krerëve të shtetit nga Shqipëria dhe Kosova.
Kjo e fundit dhe shumë vende të tjerë ishin prezantuar në nivel presidenti, kurse Shqipëria përfaqësohej në nivel ekzekutiv nga kreu i qeverisë.
Në këtë video të shkëputur nga rrjetet sociale shihet presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duke folur me miliarderin Elon Musk i cili së fundmi do marrë një pozicion shtetëror të rëndësishëm në administratën e re të Donald Trump.
Në sfond duket Edi Rama dhe bashkëshortja të ulur në tryezë që vështrojnë kureshtarë.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale, e kanë lexuar politikisht “vetminë” e tyre në tryezë dhe faktin që Osmani u takua personalisht jo vetëm nga Musk por edhe nga Trump dhe Makron.
Interesimi për kreun e shtetit në Kosovë mund të lidhet gjithashtu edhe me situatën e veçantë në veri të vendit, dhe me këmbënguljen e Prishtinës për të mos i hapur krahun interesave dhe qëllimeve jo fort të dukshme të diplomacisë perëndimore.
Po juve si ju duken pamjet e mëposhtme?
Që gjithsesi mbeten një fragment i asaj që ndodh në skenën e madhe të politikës ku vendet e vogla si ne duhet të jenë vazhdimisht me këmbë në tokë, për të mos e pësuar nga fuqia dhe lidhjet e të tjerëve.