“Oxford”, universiteti më i mirë në botë. –

Për të katertin vit radhazi në krye të universiteteve më të vlerësuara. Oxford rizgjidhet universiteti më i mirë në botë. Vlerësimet vjetore janë realizuar nga revista, “Times Higher Education” dhe kanë renditur universitetin, Instituti i Kalifornisë për Teknologji në vendin e dytë si dhe Universitetin Cambridge në të tretin.

Sipas përpiluesve të listës, Gjermania ka mundësi që të tejkalojë Mbretërinë e Bashkuar, sa u përket universiteteve më të mira në Evropës.

Në klasifikim, SHBA dhe Britania janë vendet  më të përfaqësuara në listën e 200 universiteteve më të mira në nivel global.

Gjithsesi Evropa është ende një faktor kyç përsa i përket cilësisë së studimeve akademike pasi pjesa më e madhe e tyre zënë gati gjysmën e universiteteve më të mira në të gjithë botën .

Gjithashtu sipas revistës, universitetet e Iranit kanë qenë në mesin e institucioneve që janë ngjitur lart në listën e këtij viti.

Oxfordi-

l.h/ dita