Pa izolim, 1 person infekton 406 të tjerë për 30 ditë. Por nëse izolohemi 30 ditë, çfarë do ndodhë 30 ditët e tjera?
Pa izolim, 1 person infekton 406 të tjerë për 30 ditë. Por nëse izolohemi 30 ditë, çfarë do ndodhë 30 ditët e tjera?
30 mars 2020
Ndërkohë që shqiptarët janë duke hyrë në javën e tretë të karantinës, nuk janë të paktë qytetarët që po tregojnë shenja padurimi.
Dalja shëtitje, biseda me miqtë dhe dalja në restorant janë veprime që disave u vinin shumë natyrshëm.
Sipas ekspertëve britanikë, nëse qytetarët nuk do të izoloheshin, një person i infektuar mund të çojë në infektimin e 406 personave të tjerë brenda 30 ditësh.
Ndërkohë, falë distancimit shoqëror, një person i infektuar mund ta përhapë virusin tek maksimumi 25 persona të tjerë.
Shifrat sidoqoftë nuk i japin përgjigje, pyetjes kryesore:
Nëse qëndrojmë 30 ditë dhe shmangim shifrat e mësipërme, çfarë do ndodhë pas 30 ditësh? Pra sa kohë do rrihet në izolim? Kur nuk ekziston më rreziku i infektimit?
Nëse sot në 30 mars, një i infektuar i lirë rrezikon të sëmurë 25 ose 400 të tjerë, çfarë do jetë ndryshe në 30 prill?
e.k / dita