Pa kaluar tre dite – Nderrojne Muhabetet: -Ambasadori i BE, Soreca: -“Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog… “
Pa kaluar tre dite – Nderrojne Muhabetet: -Ambasadori i BE, Soreca: -“Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog… “
22-02-2019,
Nga Korça, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, tha se heqja dorë nga mandatet e tyre nga deputetët e opozitës, minon procesin e integrimit të Shqipëris.
“Në këtë moment është shumë herët të bëj ndonjë parashikim. Pasiguria në vend është shumë e lartë. Ne kemi hyrë në këtë situatë vetëm dje. Ka kaluar shumë pak kohë. Ajo që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje në rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian në të cilën ajo ka bërë një progres shumë të madh.
Heqja dorë nga mandatet, minon procesin integrues të Shqipërisë drejt BE-së. Deputetët kanë përgjegjësi ndaj votuesve, presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog” u shpreh Soreca.
Nga Florian Cuni.
/f.ç/Albanian Free Press Online/