Pa mirëkuptim me opozitën, ky mund të kthehet në bombë me sahat”, eksperti Civici del me deklaratën e fortë: Një ndër vendimet më të rëndësishme që po merr qeveria!
“Pa mirëkuptim me opozitën, ky mund të kthehet në bombë me sahat”, eksperti Civici del me deklaratën e fortë: Një ndër vendimet më të rëndësishme që po merr qeveria!
5 MARS 2020
FacebookWhatsAppTwitterEmail
Eksperti i ekonomisë Adrian Civici, duke folur për amnistinë fiskale u shpreh se ky ligj duhet të bëhet në marrëveshje me opozitën, pasi ndryshe mund të kthehet në bombë me sahat.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Civici shtoi se nëse pas një farë kohe nuk ka rezultate formaliteti, atëherë kjo amnisti është një dështim.
“Ka edhe raste kur bëhen transformime totale dhe amnistinë totale e bën me revolucion fiskal. Kemi krijuar bindjen se në Shqipëri ka shumë para të padeklaruar brenda dhe jashtë. Ka Shqipëri informale. Duhet një vendim politik dhe është ndër vendimet më të rëndësishëm që merr një qeveri. Pa marrëveshje me opozitën, këto bëhen një bombë me sahat. Kjo sepse opozita mund të vijë nesër në pushtet dhe bën tjetër gjë. Nëse pas një farë kohe nuk ka rezultate formaliteti, atëherë kjo amnisti është një dështim. Prandaj, duhet bërë me goditje finale dhe duhet një performancë e shkëlqyer në ligj”, është shprehur eksperti i ekonomisë Adrian Civici.
Gazeta Sot